Përmirësohen bursat europiane

Aug 12, 2011 | 11:21

Bursat europiane janë drejt stabilizimit pas një rënieje dyditore për shkak të panikut të hapur nga thashethemet se do të ketë rënie të vlerës së bonove edhe në Francë. Por dje, agjencitë e vlerësimit të kreditimit “Moody’s”, “Standard & Poor’s” dhe “Fitch” riafirmuan vlerësimin me tri A për Francën dhe aftësinë e saj kredituese. Pozitiviteti u ndje menjëherë në tregjet e Milanos, gjë që dje shënoi një rritje prej 4 për qind, pas rënies -6.6 për qind të një dite më parë, që e vuri Italinë në panik. Ndërsa në Londër, indeksi tregoi një rritje prej 2.28 për qind. Edhe bursat e qyteteve të tjera të mëdha europiane u mbyllën dje me rritje. Edhe “Wall Street” pati sinjale pozitive në grafikët financiarë gjatë ditës së djeshme. Ndërsa në Azi ka pasur reagime të ndryshme. Bursa në Tokio nuk pësoi humbje të mëdha, indeksi i “Kospit” në Seul u hap sot me rënie prej 3 për qind.

© Panorama.al

Te lidhura