Situatë të qetë dhe nivel brenda parashikimit e ka quajtur kreu i KESH, situatën në Liqenin e Fierzës,pas alarmit të dhënë për përmbytje në fshatin Breglum të komunës Tërthore.
Në një reagim të tij për mediat ai ka sqaruar se niveli i Fierzës është 295.2 metër, ndërkohë që ka shtuar se aktualisht po zbatohet rregullorja për digat dhe gjithçka shkon normalisht.
Ndërkohë, rreth 30 familje në këtë fshat kanë deklaruar se shtëpitë dhe të mbjellat e tyre janë përfshirë nga uji, për shkak të rritjes së nivelit të Liqenit të Fierzës.











