Përkujtohet 11 Shtatori, Obama: Komb më i mirë

Sep 11, 2012 | 9:08

Mbare Amerika kujton përvjetorin e njëmbëdhjetë të 11 shtatorit 2001 të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Barak Obama tha se është përsëri koha për të kujtuar rreth 3000 burra të pafajshëm, gra dhe fëmijë të cilët humbën jetën dhe lanë pas familjet e tyre

“Është një rast – për të nderuar guximin e përgjigjes së parë të atyre që rrezikuan jetën – në atë ditë, dhe çdo ditë që nga ai vit – dhe një mundësi falënderimi për amerikanët burra e gra në uniformë, të cilët kanë shërbyer dhe sakrifikuar për të mbajtur të sigurt vendin tonë “- tha ai.

Në atë mëngjes të kthjellët dhe të tmerrshëm 11 shtatori, tha Presidenti Obama, Amerika “u mbush me pyetje:”

“Nga erdhën sulmet dhe si do t’u përgjigjet Amerika? A  do të dobësojnë ato dashurinë për vendin? A  do të ndryshojnë ato se kush jemi? ”

Në dekadën e fundit të vështirë, tha Obama, Amerika u është përgjigjur këtyre pyetjeve dhe u bë më e mirë si komb:

“Ne i shpallëm luftë Al Kaidës, duke asgjësuar udhëheqjen e saj, dhe e futëm atë në rrugën e mposhtjes. Dhe në sajë të guximit dhe aftësisë së personelit tonë të zbulimit dhe forcave të armatosura, Osama bin Laden kurrë nuk do të kërcënojë Amerikën përsëri.”

“Amerikanët i kanë rezistuar tundimit për të rënë në mosbesim dhe dyshim”, tha zoti Obama, dhe “kuptohet se lufta jonë ishte me Al Kaidën dhe bashkëpunëtorët e saj”

“Ne kurrë nuk do të jemi në luftë me Islamin apo ndonjë fe tjetër. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria jonë dhe diversiteti na bëjnë unik dhe kjo gjithmonë do të jetë në qendër se kush jemi si popull “.

Obama tha se sulmet nxorrën në pah anët më të mira të popullit amerikan: Që atëherë më shumë se 5 milionë qytetarë kanë veshur uniformën e Amerikës, Amerika i dha fund luftës në Irak dhe solli fundin e regjimit Taliban në Afganistan.

“Ne kemi stërvitur forcat afgane të sigurisë dhe ndërtuam një partneritet me një qeveri të re afgane,” tha zoti Obama, dhe, “në vend për të rënë në hidhërim, ne ri-afirmuam vlerat se kush jemi si popull”.

Pas njëmbëdhjetë vjetësh, trashëgimia e 9/11 është “aftësia për të thënë me siguri se asnjë kundërshtar dhe asnjë akt terrorizmi nuk mund të ndryshojë kush jemi ne”, tha presidenti Obama. “Në këtë përvjetor solemn, le të kujtojmë ata që kemi humbur, le të ri-afirmojmë vlerat mbi të cilat ata qëndronin, dhe le të shkojmë përpara si komb e popull.” (VOA)

© Panorama.al

Te lidhura