Përkujtimi/ Roli i Sevasti Qiriazit në çështjen kombëtare dhe takimet me Ismail Qemalin

Aug 31, 2023 | 9:43
SHPËRNDAJE

Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje Sevasti QiriaziDako, arsimuese e atdhetare e njohur shqiptare.

Sevasti Qiriazi

Lindi më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949. Ishte nismëtare e organizimit të arsimit kombëtar për femra. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër “Robert College” në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891.

Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore, kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti QiriaziDako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll i mëngjesit”. Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan, jo vetëm në fushën e arsimit, por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare. Sevasti Qiriazi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”.

Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura