Përjashtimi, Policia: Prençi tejkaloi kompetencat

Apr 30, 2012 | 11:17
Shemsi Prençi

Policia e Shtetit njoftoi sot disa nga arsyet për përjashtimin e ish-drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi, nga strukturat e Policisë Shqiptare.

Zëdhënësja e policisë, Klejda Plangarica, gjatë një konference për shtyp tha se që prej emërimit në detyre të Prençit, më 4 shkurt të 2012 kanë ardhur një seri ankesash për kërcënime dhe shantazhe nga drejtues dhe oficere te ketij qarku.

Sipas policisë, Prençi ka kapërcyer kompetencat si dhe ka dhënë urdhra të paligjshëm.

Më tej në deklaratën e policisë, thuhet se më 24 prill, Policia e Shteti urdhëroi pezullimin e përkohshëm të tij nga detyra, duke shtuar se pas këtyre masave paraprake, drejtuesi  Prençi ka adresuar publikisht fyerje dhe ofendime në adresë të Këshillit të Ministrave, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit.

Policia njoftoi gjithashtu se në ngarkim të Prençit ishin regjistruar edhe më parë dy masa disiplinore me paralajmërim për shkarkimin nga puna.

“Në përfundim, Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit vendosi përjashtimin nga policia për kryerjen e veprimeve të pahijshme dhe per shkelje dhe mosushtrim te kompetencav te policise”- thuhet në deklaratën e policisë.

© Panorama.al

Te lidhura