Arrestohen katër mësuese në Kamzë. Dërgonin me SMS zgjidhjet kundrejt pagesës. Gazeta publikon përgjigjet për të gjitha degët.
Skandali, si kopjuan maturantët në provim.
MASH: Po abuzohet, mundësitë janë minimale. Kishim 5000 administratorë në shkollat e gjithë vendit.
Rrjeti social “Facebook” tradhton maturantët në provimet e fundit të Maturës. Pavarësisht se rregullorja ndalon kategorikisht përdorimin e celularëve gjatë testimit, duket se ka ndodhur e kundërta.
Situata kësaj here ka dalë jashtë kontrollit. Është hera e parë në 6 vitet e Maturës Shtetërore që skandali merr përmasa të këtij lloji.
Herët e tjera dyshimet kanë qenë sporadike dhe janë kaluar pa shumë bujë. Fillimisht ka qenë Parlamenti Rinor që ka vënë në dispozicion foto të faqeve personale në Facebook të disa maturantëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga shokët e tyre për pyetje në provim. Si për ironi, pyetja e postuar lidhet me arritjet e qeverisë. “Njerëz, jam në provim. Më ndihmon dot njeri me këtë pyetjen… Renditni 3 arritjet e qeverise shqiptare, të cilat çuan në liberalizimin e vizave për Shqipërinë”, thuhet në postimin e denoncuar. Do të jenë ekspertët që do të verifikojnë nëse kemi të bëjmë vërtet me kopje, apo me ndonjë “lojë” të maturantëve pas testimit.
Megjithatë, nga sa tregohet në foto, ora kur pyetja e provimit është hedhur si status shënon 12:58, çka përkon me limitet e orarit prej 3 orësh që maturantët kishin në dispozicion për provimet. Fotoja tjetër tregon për hedhjen e tezës së plotë të Anglishtes në Facebook, ndërkohë që në krahun e djathtë janë të renditura komentet që japin disa variante të përgjigjeve. Në faqe të tjera të rrjetit social janë zbuluar statuse ku kërkohet ndihmë për pyetje të ndryshme të tezave.
MASH: Po abuzohet
Ministria e Arsimit ka hedhur poshtë në reagimin e saj mundësinë e kopjimit. Denoncimin e Parlamentit Rinor e ka cilësuar si keqpërdorje, ndërsa për foton, ku duket teza e Anglishtes e hedhur në Facebook, argumenti i këtij dikasteri ishte se ajo mund të jetë postuar pas provimit.
“Kemi pasur 5000 administratorë në të gjithë vendin dhe asnjë maturant nuk ka kopjuar. Në këtë rast kemi të bëjmë me një keqpërdorje të Parlamentit Rinor”, thanë burime zyrtare nga MASH. Sipas këtij dikasteri, do të ngrihet një grup ekspertësh që do të verifikojë nëse këto raste janë vërtet kopje me celular, apo abuzime të nxitura për të deformuar procesin.
“Sigurisht që nuk mund të kontrollojmë një rrjet social që ka miliona përdorues, por për rastet e denoncuara do të jenë ekspertët ata që do të gjykojnë nëse vërtet bëhet fjalë për kopje. Në rregulloren e Maturës Shtetërore është e përcaktuar qartë: të gjithë maturantët që kapen ose verifikohen se kanë shkëmbyer informacione gjatë provimit, përjashtohen automatikisht dhe humbasin të drejtën për të konkurruar në universitet”, sqaruan burime zyrtare nga MASH.
Dje pasdite, ky dikaster publikoi çelësin e përgjigjeve për 27 lëndët me zgjedhje. Gazeta publikon të plota skemat për më të kërkuarat, ku Anglishtja zë vendin e parë. Atë e kanë përzgjedhur 12 mijë maturantë.
Formulari A2
Pas daljes së rezultateve të Maturës Shtetërore, maturantët do të plotësojnë formularin A2. Me anë të tij ata do të zgjedhin 10 preferencat e shkollës së lartë. Këtë vit, për herë të parë formulari A2 do të plotësohet në mënyrë elektronike. Sipas Ministrisë së Arsimit, udhëzimi i plotë për mënyrën si do të bëhet përzgjedhja e degëve do të publikohet rreth datës 20 korrik. Përpara se të plotësojnë formularin A2, nxënësit do të bëjnë llogaritjen e pikëve sipas formulave përkatëse.Provimi në Burrel
BURREL – Maturantët e Matit, që zhvilluan provimet me zgjedhje në mjediset e shkollës “28 nëntori” Burrel, e nisën atë me një orë e gjysmë vonesë, me gjithë temperaturat e larta. Drejtori i Zyrës Arsimore Mat, Lefter Ballabani, e pranoi këtë fakt, duke sqaruar se vonesa erdhi për shkak të kujdesit të treguar nga ana e specialistëve për dhënien e testeve me saktësi. “Ishte një punë voluminoze, pasi kishim më shumë se 30 lloje testesh dhe duheshin shpërndarë me rregull, tha ai. Për të gjithë maturantët është dhënë koha e plotësimit të testeve sipas udhëzimeve të MASH”, deklaroi Ballabani.Ministri Tafaj
ELBASAN – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ishte dje në Elbasan në ditën e provimit të fundit të maturantëve. Ai u shpreh se këtë javë janë miratuar kuotat për pranimet në universitetet publike, dhe 70% e maturantëve kanë mundësi që të përfitojnë nga shërbimi me kohë të plotë dhe pjesa tjetër të ndjekë studimet e larta me sistemin part–time, nëse dalin me rezultat pozitive. Ministri Tafaji ka theksuar faktin se matura, nga viti në vit ka pësuar ndryshime pozitive dhe se plotëson standardet për t’u njohur nga vendet e BE–së, në mënyrë që të gjithë maturantët që dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë jashtë vendit, të pranohen në universitetet e tyre.
Kamzë, arrestohen 4 mësuese
Policia e Tiranës: Morën 25-30 mijë lekë nga secili nxënës, abuzim në tri provimet
Dërguan me SMS te maturantët përgjigjet e tri provimeve
Katër mësuese të shkollës së mesme të përgjithshme “Ibrahim Rugova” në Kamzë u arrestuan dje me akuzën e korrupsionit me tezat e provimeve të Maturës Shtetërore.
Në një aksion të kryer nga Njësia Task-Force Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës dhe nga Policia e kryeqytetit, është finalizuar arrestimi në flagrancë i dy mësueseve dhe më pas kapja e dy të dyshuarave të tjera. Në një deklaratë për median, zëdhënësja e Policisë së kryeqytetit tha dje se gjatë aksionit të koduar me emrin “Matura” janë vënë në pranga shtetaset: Fatbardha Mahmutaj, 49 vjeçe, Klodiana Kryemadhi, 33 vjeçe, Arjana Metaliaj, 32 vjeçe dhe Nevila Fiku, 47 vjeçe, të gjitha mësuese të shkollës së mesme të përgjithshme “Ibrahim Rugova” në Kamzë. Arrestimet mësohet se janë kryer ditën e djeshme, vetëm pak orë pas përfundimit të provimit të maturës për lëndët me zgjedhje. Edhe në këtë provim, ashtu si në testin e Letërsisë, njëra nga mësueset ka realizuar dërgimin e përgjigjeve të testit me mesazhe te maturantët brenda shkollës. Ata kishin hyrë në sallën e provimit me celularë me vete dhe mësuesja e Fizkulturës ua ka dërguar me mesazhe përgjigjet e testeve të provimit. “Nga hetimet është zbardhur e gjithë skema e korrupsionit. Mësuesja e Fizkulturës është lidhur me dy prindër të interesuar për ndihmë ndaj fëmijëve të tyre. Kjo mësuese nuk ka qenë pjesë e administratës së provimit të maturës, por ajo ka kërkuar ndihmën e kolegeve të veta të lëndëve përkatëse”, thanë burimet e hetimit. Sipas tyre, mësuesja e Fizkulturës, ditën e provimeve, në rastin e Matematikës dhe të Letërsisë, por edhe ditën e djeshme, i ka marrë përgjigjet e testeve nga tri koleget e veta dhe i ka dërguar me mesazhe në telefonat e nxënësve sipas një pakti që kishte bërë më parë me prindërit e tyre. Sipas Policisë, për secilin nxënës mësueset kanë marrë 25-30 mijë lekë dhe më pas i kanë ndarë së bashku. “Shtetaset Nevila Fiku dhe Klodiana Kryemadhi u kapën në flagrancë në Kamzë me shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme”, tha dje Policia. Nga burimet e hetimit është mësuar se rastet e dërgimit me mesazhe të përgjigjeve të testit dhe marrja e parave nga ana e mësueseve janë dokumentuar me metoda speciale me zë dhe me figurë. Katër mësueset e arrestuara pritet të dalin në gjykatë javën e ardhshme për caktimin e masës së sigurisë.
Mesueset e arrestuara
1. Klodiana Kryemadhi 33 vjeçe2. Fatbardha Mahmutaj 49 vjeçe
3. Arjana Metaliaj 32 vjeçe
4. Nevila Fiku 47 vjeçe
“Albatrosi”
Një prej rasteve të provuara nga grupi i hetimit kur mësueset e shkollës së mesme të Kamzës kanë dërguar përgjigjet me anë të celularëve te maturantët që jepnin provim, ka ndodhur në testin e Letërsisë. Një nga pyetjet më të vështira dhe më të diskutuara, që lidhet me “Albatrosin”, është zgjidhur nga tri mësueset e shkollës së mesme të Kamzës, të cilat ia kanë thënë përgjigjen koleges së tyre të Fizkulturës, ndërsa kjo e fundit e ka dërguar atë me celular te dy nxënës që ndodheshin brenda shkollës duke dhënë provimin.


MASH: Mësueset e arrestuara s’kanë qenë pjesë e procesit
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur për ndalimin e disa mësueseve në Kamzë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se asnjëra nga mësueset nuk ka qenë pjesë e administrimit të procesit të provimit të Maturës Shtetërore të zhvilluar ditën e sotme”. Këtë deklaratë bëri dje zyra e shtypit të MASH. Sipas saj, veprimtaria e tyre është individuale dhe nuk lidhet me Maturën Shtetërore për provimet e zhvilluara dje në të gjithë vendin. “Në bazë të rregullores së Maturës Shtetërore, asnjë mësues që nuk ka qenë caktuar zyrtarisht nga drejtoria përkatëse si administrues në proces, nuk duhej të gjendej pranë qendrave të zhvillimit të provimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë. Ky dikaster është distancuar nga ky veprim. Më herët MASH reagoi edhe për kopjet e maturantëve me celularë në rrjetin social “Facebook”, duke theksuar se procesi ka qenë i vëzhguar më së miri nga administratorët e provimeve. Sipas MASH, mundësitë për kopje janë minimale, megjithatë, do të jenë ekspertët që do ta gjykojnë.
Pergjigjet e provimit te matures
SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT VARIANTI A Lënda: Anglisht (Gjuhë e parë)
Reading and Comprehension Instructions: You are going to read a magazine article about the importance of coffee in our lives. Read carefully before answering the questions about the text.
THE TRADITION OF COFFEE DRINKING
1. When did people begin to use coffee as a drink? 1 point
A) They began using coffee 100 years ago.
B) They began to use coffee nearly 300 years ago.
C) They began using coffee nearly 1000 years ago.
D) They began using coffee nearly 2000 years ago.
Përgjigjja e saktë: Alternativa C
2. What is the meaning of stimulant in paragraph 2?
1 point
A) Battery
B)Energizer
C)Food
D) Drink
Përgjigjja e saktë: Alternativa B
3. Who were the first to introduce this drink to Europeans? 1 point
A) Ottomans
B) Greeks
C) Italians
D) French
Përgjigjia e saktë: Alternativa A
4. Which were those groups of people that frequented the first European coffee houses mostly? What for? 2 points
Përgjigjja e saktë:
Nxënësi do të vlerësohet me 2 pikë kur përgjigja e tij të jetë e plotë, pra t’u përgjigjet dy elementëve të pyetjes. Përgjigja duhet të jetë si ky model i dhënë më poshtë, ose e ngjashme me të.
– Intellectuals and politicians were the people who frequented the first coffee houses mostly. They used these coffee houses for their intellectual and political discussions.
Nëse nxënësi do të japë një pjesë të përgjigjes së mësipërme ose të ngjashme me një pjesë të saj, atëherë ai do të vlerësohet me 1 pikë. Përgjigje të vlefshme 1 pikë:
– Intellectuals and politicians were the people who frequented the first coffee houses mostly.
– There were intellectuals and politicians who frequented the first coffee houses mostly.
– They used these coffee houses for their intellectual and political discussions.
– They used these coffee houses for their intellectual and political debates.
Nxënësi do të vlerësohet me 0 pikë kur ai të mos japë asnjë përgjigje; kur përgjigja e tij nuk ka të bëjë fare me pyetjen e bërë, ose kur për përgjigjen e tij ai nuk është mbështetur në tekst.
5. What was it served with in its beginnings? How about nowadays? Përgjigjja e saktë :
Nxënësi do të vlerësohet me 2 pikë kur përgjigja e tij të jetë e plotë, pra t’u përgjigjet dy elementëve të pyetjes. Përgjigja duhet të jetë si ky model i dhënë më poshtë, ose e ngjashme me të.
– Cakes and pastries were served with the coffee. Even nowadays this custom has continued.
Nëse nxënësi do të japë një pjesë të përgjigjes së mësipërme ose të ngjashme me një pjesë të saj, atëherë ai do të vlerësohet me 1 pikë. Përgjigje të vlefshme 1 pikë:
– Cakes and pastries were served with the coffee.
– Coffee was served with cakes and pastries
– Even nowadays this custom has continued.
– This custom of serving coffee with cakes and pastries still continues nowadays.
Nxënësi do të vlerësohet me 0 pikë kur ai të mos japë asnjë përgjigje; kur përgjigja e tij nuk ka të bëjë fare me pyetjen e bërë, ose kur për përgjigjen e tij ai nuk është mbështetur në tekst.
6. Where can coffee shops be found now? 1 point
A) In Italy only
B) In Greece only C)
In France only
D) all over Europe
Përgjigjia e saktë: Alternativa D
7. Write three of ways of drinking coffee mentioned in the text. 3 points
Përgjigjja e saktë: Nxënësi do të marrë 3 pikë kur ai të japë tre përgjigjet e mëposhtme, sido që t’i ketë renditur.
– small cups of Arabic or Greek coffee, drunk in local coffee houses
– the French-style filter coffee
– the Italian espresso
Nxënësi do të vlerësohet me 2 pikë kur të japë dy përgjigje nga ato të dhëna më sipër. Me 1 pikë, do të vlerësohet kur të japë një përgjigje nga tri përgjigjet e dhëna më sipër. Nxënësi do të marrë 0 pikë kur të mos japë asnjë përgjigje ose kur përgjigja e tij të mos ketë lidhje fare me pyetjen e bërë, ose kur ka dalë jashtë tekstit për të dhënë përgjigjen e tij.
8. Which word is closest in meaning to range in fifth paragraph? 1 point
A) menu
B) taste
C) amount
D) type
Përgjigjja e saktë: Alternativa A
Section 2 Fill in the blanks with the correct form of the words in brackets.
9. The country is very (MOUNTAIN) —————— so travelling by road is difficult. 1 point
Përgjigjja e saktë: Mountainous
10. The teacher stressed the need for regular (ATTEND) ——————. 1 point
Përgjigjja e saktë: Attendance
11. Sarah (CAUTION) —————— opened the door of the cellar, wandering what she might find. 1 point
Përgjigjia e saktë: Cautiously
12. There were over fifty (MUSIC) ———————— in the orchestra. 1 point
Përgjigjja e saktë: Musicians
13. They have agreed to (WIDE) —————— the road because of the amount of heavy traffic now using it. 1 point Circle the alternatives which best complete the meanings of the following sentences.
Përgjigjja e saktë: Widen
14. a) The word boycott derives from the name of Charles C. Boycott, an English land agent in Ireland ————— to reduce rent. 1 point
A) that was excluded to refuse
B) who was excluded for refusing
C) which was excluded for refusing
D) that had been excluded to refuse
Përgjigjja e saktë:B
b) Many scientists are still hoping -life on another planet. 1 point
A) to have found
B) to find
C) finding
D) to have been found
Përgjigjja e saktë:B
c) Because she ————— astounding memory, Sue has never forgotten an important equation. 1 point
A) had an
B) could have had
C) has an
D) did have
Përgjigjja e saktë:C
15. a) I would have lent you my notes if you ————— me. 1 point
A) would have asked me
B) could of asked
C) could ask
D) had asked
Përgjigjja e saktë:D
b) Francis promised to bring the Papago basket that she ————— Arizona. 1 point
A) bought in
B) had bought in
C) has bought in
D) did buy in
Përgjigja e saktë:B
16. Complete each space with the most appropriate word. 6 points A SIGN OF THE TIMES Wedding photographers are now asking (1) ————— payment (2) ————— advance because so many marriages are breaking (3) ————— in the first few weeks, often (4) ————— the honeymoon. One photographer had to sue the bride for his money after the couple split (5) ————— on their honeymoon. His photographs were submitted to the court who said they were of sufficient standard, and she (6) ————— to pay for this souvenir of her “happiest day”. Complete the second sentence so that it means the same as the first, using the word given. Do not change the word given in bold.
Përgjigjja e saktë:
Wedding photographers are now asking (1) for payment (2) in advance because so many marriages are breaking (3) up in the first few weeks, often (4) during the honeymoon. One photographer had to sue the bride for his money after the couple split (5) up on their honeymoon. His photographs were submitted to the court who said they were of sufficient standard, and she (6) had to pay for this souvenir of her “happiest day”.
17. a) His lack of interest surprised me. 1 point Surprising I ————————— that he showed so little interest. b) I didn’t feel hungry, despite missing dinner. 1 point Even I didn’t feel hungry ———————— dinner.
Përgjigjja e saktë: a) I found it surprising that he showed so little interest. b) I didn’t feel hungry even though I had missed dinner.
18. a) We have to reduce our expenses. Life is becoming very difficult. 1 point Cut We have to ———————————— on our expenses. Life is becoming difficult. b) The experts thought that the cost of petrol would rise next year. 1 point Expected The cost of petrol ———————————— next year.
Përgjigjja e saktë: We have to cut down on our expenses. Life is becoming difficult. b) The cost of petrol is expected to rise next year.
19. a) “How long has Jane been working here?” asked the new manager. 1 point Knew The new manager asked me if I ———————————— been working here. b) It was difficult to hear the speaker from the back of the room. 1 point Difficulty From the back of the room, ——————————— the speaker.
Përgjigjja e saktë:
a) The new manager asked me if I knew how long Jane had been working there. b) From the back of the room, we had difficulty hearing the speaker.
Part 3 Writing Directions: To prepare for the writing section, you should choose one of the topics written below. Make sure you time yourself and respect the stages an essay passes through. You will be evaluated for the following language aspects in this piece of writing. 6 points
1. the content (if the central idea is supported with concrete detail) 2 points
2. the organization of the whole theme (theme planned logically, giving the necessary stages with originality, sentences well constructed) 1 point
3. vocabulary (fresh, precise and idiomatic) 1 point
4. grammar 1 point
5. punctuation and spelling 1 point
Topic 1: It has been said, “Not everything that is learned is contained in books.” Compare and contrast knowledge gained from experience with knowledge gained from books. In your opinion, which source is more important? Why? Use specific reasons and examples to support your ansëer. Use no more than 120-150 words. Topic 2: How do movies or television influence people’s behavior? Use reasons and specific examples to support your answer. Use no more than 120-150 words. Topic 3: Does travelling help to promote understanding and communication between countries? Use specific reasons and examples to explain your ideas. Use no more than 120-150 words.
Përgjigjja e saktë: Nxënësi për këtë ushtrim do të vlerësohet me 6 pikë kur ai të plotësojë të pesë kërkesat e dhëna në tabelën e vlerësimit sipas standardit të kërkuar mbështetur në kurrikulën dhe tekstet shkollore që ata kanë bërë gjatë viteve të shkollës së mesme. Për mos-plotësim të çdo elementi nxënësi, ndëshkohet me heqjen e aq pikëve sa ka elementi që ai nuk plotëson në shkrimin e temës së zgjedhur prej tij.
the content 2 points
the organization 1 poing
vocabulary 1 point
gramar 1 point
punctuation and spelling 1 point
Çelësi i përgjigjeve: Lënda: Njohuri për Shoqërinë
Studioni situatën dhe përgjigjuni pyetjeve 1, 2 dhe 3: Në klasë po bëhej shumë zhurmë. Mësuesja kujdestare hyri në klasë dhe të gjithë u ulën nëpër vende. Mësuesja – Pse gjithë kjo zhurmë? Nxënësi A-Po ja, mësuese, Albi po na tregonte për një aktivitet fetar dhe disa e kundërshtuan me fjalë dhe tone të ashpra. Mësuesja-Si është puna, Albi? Albi-Jashtë shkolle unë ndjek një grup të rinjsh që po përhapin idetë e një feje të re, të panjohur për Shqipërinë. Për këtë shokët nuk më pranojnë në shoqërinë e tyre. Nxënësi B- Mësuese, ato që thotë Albi ne nuk mund t’i pranojmë. Ç’na duhen fetë e reja kur ne kemi fenë tonë shumë të mirë dhe jemi mësuar me ritet dhe rregullat e saj. Të gjithë- Ik ore, me gjithë ato dokrra! Mirë jemi kështu! U bëre ti….. Albi donte të thoshte diçka, por druhej se mos situata acarohej më shumë.
1. Organizata fetare për të cilën tregon Albi quhet: 1 pikë
A) eklesi
B) dinominejshën
C) kult
D) sekt
Përgjigjja e saktë:C
2. Gjeni si quhet në sociologji qëndrimi i klasës: 1 pikë
A) ksenocentrizëm
B) etnocentrizëm
C) relativizëm kulturor
D) ritualizëm
Përgjigjja e saktë:B
3. Në fjalinë “donte të thoshte diçka, por druhej se mos situata acarohej më shumë”, bëhet fjalë për komunikim: 1 pikë
A) vetvetor
B) ndërpersonal
C) masiv
D) në grupe
Përgjigjja e saktë:A
4. Si ndikon rritja e shkallës së pavarësisë ekonomike dhe afirmimi i personalitetit të grave në shoqërinë bashkëkohore: 1 pikë
A) pakëson mundësitë për divorce
B) rrit mundësinë e divorceve me kërkesën e grave
C) forcon familjen e hapur
D) forcon familjen patriarkale
Përgjigjja e saktë:B
5. Funksionin e kontrollit shoqëror feja e realizon përmes: 1 pikë
A) shpjegimit të rëndësisë së forcës së arsyes
B) shenjtërimit të normave më të rëndësishme kulturore
C) frikës
D) dhunës
Përgjigjja e saktë:B
6. Ideja se të gjithë shkencëtarët janë borxhlinj ndaj thesarit të përgjithësimit të novacioneve të zakonshme i takon: 1 pikë
A) Ajnshtajnit
B) Njutonit
C) Galileos
D) Arkimedit
Përgjigjja e saktë:B
7. Lëvizja e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane: 1 pikë
A) është dukuri vetëm e kohës së sotme
B) u nxit nga revolucioni industrial
C) u rrit shpejt si rrjedhojë e zbulimeve të mëdha
D) është një zhvillim që ka ndodhur që nga antikiteti
Përgjigjja e saktë:D
8. Cili nga pohimet e mëposhtëm përshkruan më mirë marrëdhënien ndërmjet normave dhe vlerave? 1 pikë
A) Vlerat janë more, ndërsa normat janë folkuejs
B) Vlerat rrjedhin prej normave
C) Vlerat dhe normat nuk ndryshojnë në rrjedhën e kohës
D) Vlerat ndikojnë në përmbajtjen e normave
Përgjigjja e saktë:D
9. Zhan Piazhe e shpjegon procesin e shoqërizimit të fëmijëve me: 1 pikë
A) marrëdhëniet ndërmjet instikteve dhe vetëdijes
B) fazat e zhvillimit të aftësive njohëse të tyre
C) zhvillimit të kuptimit për veten
D) të qenët bazë e qenies njerëzore shoqërore
Përgjigjja e saktë: B
10. Demokracia: 1 pikë
A) mbaron me realizimin e ndarjes sa më drejtë të pushteteve B) nuk është e vetëgarantuar C) është e vetëgarantuar D) mbaron me realizimin e të gjithë dëshirave të grupeve më të mëdha shoqërore
Përgjigjja e saktë:B
11. Shpjegoni: 4 pikë
Përgjigjja e saktë:
a) 1. Simbolet kulturore drejtojnë ndërkomunikimet, veprimet e anëtarëve të kulturës në çdo rrethanë. 2. Përforëcojnë , sfumojnë ose kundërshtojnë mesazhet gojore. 3. Luajnë role disi të fshehta.(p.sh.autoveturat shprehin simbolikisht statusin shoqëror, ekonomik të individit.) b) Normat kulturore:
? More janë norma që kanë rëndësi të madhe morale e shoqërore për funksionimin e shoqërisë.
? Folkuej norma më pak të rëndësishme të tilla janë kriteret e etikës,sjelljes.
? urdhërueset tregojnë se ç’duhet të bëjnë anëtarët e një kulture.
? udhëzuese janë më pak detyruese ,kanë të bëjnë me kriteret e etikës së veshjes,të sjelljes.
? Norma ndaluese tregojnë se çfarë nuk duhet të bëjnë anëtarët e një kulture.
12. Identifikoni tre lloje institucionesh: 3 pikë
Përgjigjja e saktë: Llojet e institucioneve: -Organizata shtetërore e shoqërore. -Institucion shkencorë,shëndetësore,artistike,fetare. -Institucioni i martesës, i familjes, i miqësisë
13. Shpjegoni dy forma të marrëdhënieve midis shumicës dhe pakicave etnike në shoqëritë moderne: 2 pikë
Përgjigjja e saktë:
a) Pluralizmi i përgjigjet një gjendje,në të cilën të gjitha grupet racore ose etnike kanë mundësi të barabarta në shoqëri b) Asimilimi quhet procesi,nëpërmjet të cilit anëtarët e pakicave ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës për t’iu përshtatur modeleve të kulturës sunduese në shoqëri.
14. Listoni tre funksione të familjes: 3 pikë
Përgjigjja e saktë:
· shoqërizimi
riprodhimi
vazhdimësia e jetës
përkrahja emocionale dhe ekonomike
15 .Renditni nga një veçori të shtypit shqiptar gjatë: 3 pikë
Përgjigjja e saktë: a) pushtimit fashist u botuan edhe revista e gazeta me orientim fashist, kurse gjatë 1943-1944 u shtua një mënyrë të vrullshme numri i gazetave sidomos i buletineve të përkohshme ku butoheshin informacionet luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare . b) regjimit komunist shtypi pasqyronte veprimtarinë politike të partisë në pushtet. U pakësua numri i organeve të shtypit, u ndalua me ligj botimi i gazetave private dhe çdo trajtim pluralist i problemeve. c) viteve ’90 shtypi u liberalizua. U rrit numri i gazetave dhe i revistave. U rigjallëruan traditat më të arrira pluraliste të viteve ‘30.
16. Në analizën e proceseve urbane jepni përcaktimin sociologjik të koncepteve: 3 pikë
Përgjigjja e saktë: Ndryshesa ndërmjet koeficientit të përgjithshëm të lindjeve dhe atij të përgjithshëm të vdekjeve formon normën e rritjes natyrore të popullsisë. b) ekologjia urbane shpreh bashkëveprimin e mjedisit fizik dhe të jetesës shoqërore në qytete. c) fshatrat urban përdoren për të karakterizuar grupime të popullsisë brenda një qyteti të cilët kanë lidhje të forta shoqërore ndërmjet tyre,të përcaktuara nga origjina e përbashkët etnike, nënkulturore. popullsisë
17. Përshkruani tre tipa të krimit: 3 pikë
Përgjigjja e saktë:
· krimet kundër personi
? krimet kundër pasurisë
? krimet pa viktima
? krimet e jakave të bardha
18. Tregoni tre funksionet që kryhen në një sistem politik: 3 pikë
funksioni ligjvënës
funksioni ekzekutiv
funksioni gjyqësor
19. Cilët janë tre nga funksionet e partive politike në një sistem demokratik: 3 pikë
Përgjigjja e saktë:
· Partitë politike ndihmojnë në organizimin e veprimtarisë së qeverisë ose të degëve të saj.
Partitë politike i shërbejnë bashkimit dhe përfaqësimit të interesave të ndryshme.
Roli i tyre shfaqet veçanërisht në periudhën e zgjedhjeve dhe të votimit.
Partitë politike caktojnë kandidatët,studiojnë elektoratin,përgatisin dhe drejtojnë fushatën elektorale, procesin e votimit
Partitë politike organizojnë opinionin publik,duke u paraqitur votuesve zgjrdhje të thjeshta dhe të kuptueshme.
Partitë politike lidhin qytetarët me qeverinë
20. Listoni faktorët themelorë që modelojnë një demokraci: 3 pikë
a) historia
b) mjedisi natyror
c) kultura
Lënda: Ekonomi (bërthamë) Varianti A
1. Vlera e alternativës më të mirë nga e cila hiqet dorë (sakrifikohet) përfaqëson: 1 pikë A) koston totale të prodhimit
B) koston oportune
C) përfitimin e pritshëm të konsumatorit
D) synimin kryesor të prodhuesit
Përgjigjia e saktë: B
2. Tipari i përgjegjësisë së kufizuar është përparësi e: 1 pikë
A) firmave me ortakëri
B) korporatave
C) firmave individuale (me një pronar)
D) biznesit të vogël
Përgjigjia e saktë: B
3. Në qoftë se në tregun e prodhimit të tavolinave sasia e ofruar është më e vogël se sasia e kërkuar, atëherë: 1 pikë
A) çmimi i tavolinave do të ulet
B) çmimi i tavolinave nuk do të ndryshojë
C) çmimi i tavolinave do të rritet
D) kërkesa për tavolina do të rritet
Përgjigjia e saktë: C
4. Në tregun monopol: 1 pikë
A) ekziston një firmë e vetme në treg
B) ekziston konkurencë e lartë midis firmave
C) nuk ka pengesa të mëdha në hyrje dhe dalje
D) firmat janë çmim pranuese
Përgjigjia e saktë:A
5. Kostoja totale mesatare (ATC) është e barabartë me raportin e kostos: 1 pikë
A) së ndryshueshme totale me sasinë e produktit të prodhuar
B) totale me sasinë e produktit të prodhuar
C) fikse totale me sasinë e produktit të prodhuar
D) totale me koston fikse totale
Përgjigjia e saktë:B
6. Banka e Shqipërisë: 1 pikë
A) shërben si bankë e bankave tregtare
B) harton, aprovon dhe zbaton politikën monetare
C) hedh në qarkullim (emeton) paranë
D) përmbush të tre funksionet e mësipërm
Përgjigjia e saktë:D
7. Supozojmë se tregu për mollë është në ekuilibër. Çfarë do të ndodhë me çmimin dhe sasinë ekuilibër nëse kërkesa për mollë do të rritet? 1 pikë
A) Sasia dhe çmimi do të rriten
B) Sasia dhe çmimi do të ulen
C) Sasia do të rritet dhe çmimi do të ulet
D) Sasia do të ulet dhe çmimi do të rritet .
Përgjigjia e saktë:A
8.Taksa e vendosur mbi karburantin përdoret për përmirësimin e rrugëve automobilistike. 1 pikë
A) bazuar në parimin e aftësisë për të paguar
B) bazuar në parimin e përfitimit të marrë
C) regresive
D) mbi vlerën e shtuar.
Përgjigjia e saktë:B
9. Inflacioni ndodh atëherë kur: 1 pikë
A) pagat rriten
B) çmimet e disa mallrave rriten
C) niveli i përgjithshëm i çmimeve rritet
D) kostoja e mallrave ulet, ndërsa çmimet rriten
Përgjigjia e saktë:C
10. Një vend ka përparësi absolute në prodhimin e një produkti nëse: 1 pikë
A) e prodhon atë me kosto oportune më të lartë në krahasim me një vend tjetër
B) e prodhon atë me kosto prodhimi më të lartë në krahasim me një vend tjetër
C) prodhon më shumë produkte me të njejtën sasi burimesh se një vend tjetër
D) e prodhon atë me kosto oportune më të ulët në krahasim me një vend tjetër
Përgjigjia e saktë:C
11. Listoni tre faktorë prodhimi (burime prodhuese) sipas klasifikimit të bërë nga shkenca e ekonomisë: 3 pikë a)
Përgjigjia e saktë:
a) Burimet natyrore (Toka) 1 pikë
b) Burimet njerëzore (Puna) 1 pikë
c) Mallrat kapitale (Kapitali) 1 pikë
d) Aftësia sipërmarrëse( Sipërmarrja)
12. Shkruani katër faktorë që zhvendosin djathtas lakoren e kërkesës për një mall ose shërbim. 4 pikë
Përgjigjia e saktë:
Rritja e të ardhurave të konsumatorit 1 pikë
b) Rritja e çmimeve të mallrave zëvëndësues 1 pikë
c) Ulja e çmimeve të mallrave plotësues 1 pikë
d) Parashikimi për rritje çmimesh në të ardhmen 1 pikë
e) Rritja e shijeve dhe preferencave të konsumatorëve 1 pikë
f) Rritja e numrit të blerësve në treg
Shënim: Nuk pranohet përgjigja “ulja e çmimit të mallit” pasi nuk e zhvendos lakoren e kërkesës, por vetëm ndryshon sasinë e kërkuar, e rrit atë; gjithashtu, për faktorët e tjerë merr pikë vetëm nëse e cilëson prirjen e tyre: rritet, ulet, …
13. Jepni përcaktimin e koncepteve: 2 pikë
Çmimit tavan
Maksimumi ligjor i çmimit të shtitjes së një produkti ose Çmimi i vendosur nga qeveria për një produkt, i cili është nën çmimin e ekuilibrit. 1 pikë
b) Elasticiteti i ofertës tregon: masën e reagimit të sasisë të ofruar për një produkt ndaj masës së
Skema e vlerësimit Lënda:Ekonomi bërthamë Varianti A ? AKP 2 30 qershor 2012
ndryshimit të çmimit ose reagueshmërinë e sasisë së ofruar të një produkti ndaj ndryshimit të çmimit të tij.
14. Burimet e të ardhurave të konsumatorit janë: 2 pikë a)
a) Puna 1 pikë
b) Pasuria
15. Krahasoni firmën me ortakë me atë individuale dhe shkruani:
a) dy tipare të përbashkëta të tyre 2 pikë 1. b) dy dallime midis tyre 2 pikë 1.
a) Të përbashkëtat 2pikë
? Lehtësi në krijim dhe organizim 1 pikë
? Përgjegjësi e pakufizuar 1 pikë
? Jetëgjatësi e kufizuar 1 pikë
? Burime financiare të kufizuara 1 pikë
? Fitimi taksohet vetëm një herë 1 pikë
b) Dallimet 2pikë
? Tek individualja fitimi nuk ndahet, tek ortakëria ndahet midis ortakëve 1 pikë
? Tek individualja pronari ka liri në vendmarrje, ndërsa tek ortakëria ka mundësi
për krijim konfliktesh 1 pikë
? Tek ortakëria burimet financiare rriten krahasuar me individualen 1 pikë
? Tek ortakëria përmirësohet drejtimi, krahasuar me individualen 1 pikë
? Tek ortakëria rritet besimi i bankave, krahasuar me individualen etj.
16. Listoni tre të ardhura në buxhetin e shtetit shqiptar, përveç taksave mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetsore: 3 pikë a)
a) TVSH (Taksë mbi Vlerën e Shtuar) 1 pikë
b) Tatimi mbi fitimin 1 pikë
c) Akcizat 1 pikë
d) Taksat doganore 1 pikë
e) Tatimi mbi të ardhurat vetiake 1 pikë
f) Taksat nacionale etj.
17. Identifikoni tre funksionet e parasë: 3 pikë a)
a) Mjet këmbimi 1 pikë
b) Matëse e vlerës 1 pikë
c) Ruajtëse e vlerës
18. Për çfarë lloj papunësie bëhet fjalë në situatat e mëposhtme:
a) Papunësi ciklike 1pikë
b) Papunësi friksionale 1pikë
c) Papunësi strukturore
19. Shkruani: a) dy produkte që përfshihen në GDP 2 pikë 1.
Produktet përfundimtare 1 pikë
? Produktet e prodhuara brenda vendit 1 pikë
? Produktet e prodhuara gjatë një periudhe kohe të dhënë(vitit) 1 pikë
? Të mirat e prekshme dhe jo të prekshme
b) një produkt që nuk përfshihet në GDP 2 pikë
b) Produkte që nuk përfshihen në GDP 2pikë
(Nxënësi do të marrë vlërësimin me dy pikë për secilën prej përgjigjeve të mëposhtme)
? Produktet e ndërmjetme
? Produktet e prodhuara dhe të shitura ilegalisht
? Produktet e prodhuara , por që nuk tregëtohen, (përdoren për konsum shtëpiak)
? Produktet e përdorura
? Produktet e importuara
? Produktet e prodhuar nga firmat vendase që operojnë jashtë shtetit
20. Listoni instrumentet e politikës fiskale: 2 pikë
a) shpenzimet qeveritare 1 pikë
b) taksat
Lënda: Njohuri për Shoqërinë Varianti A
Studioni situatën dhe përgjigjjuni pyetjeve 1, 2 dhe 3: Në klasë po bëhej shumë zhurmë. Mësuesja kujdestare hyri në klasë dhe të gjithë u ulën nëpër vende. Mësuesja – Pse gjithë kjo zhurmë? Nxënësi A-Po ja, mësuese, Albi po na tregonte për një aktivitet fetar dhe disa e kundërshtuan me fjalë dhe tone të ashpra. Mësuesja-Si është puna, Albi? Albi-Jashtë shkolle unë ndjek një grup të rinjsh që po përhapin idetë e një feje të re, të panjohur për Shqipërinë. Për këtë shokët nuk më pranojnë në shoqërinë e tyre. Nxënësi B- Mësuese, ato që thotë Albi ne nuk mund t’i pranojmë. Ç’na duhen fetë e reja kur ne kemi fenë tonë shumë të mirë dhe jemi mësuar me ritet dhe rregullat e saj. Të gjithë- Ik ore, megjithë ato dokrra! Mirë jemi kështu! U bëre ti….. Albi donte të thoshte diçka, por druhej se mos situata acarohej më shumë.
1. Organizata fetare për të cilën tregon Albi quhet: 1 pikë
A) eklesi
B) dinominejshën
C) kult
D) sekt
Përgjigjia e saktë: C
2. Gjeni si quhet në sociologji qëndrimi i klasës: 1 pikë
A) ksenocentrizëm
B) etnocentrizëm
C) relativizëm kulturor
D) ritualizëm
Përgjigjia e saktë:B
3. Në fjalinë “donte të thoshte diçka, por druhej se mos situata acarohej më shumë”, bëhet fjalë për komunikim: 1 pikë
A) vetvetor
B) ndërpersonal
C) masiv
D) në grupe
Përgjigjia e saktë:A
4. Si ndikon rritja e shkallës së pavarësisë ekonomike dhe afirmimi i personalitetit të grave në shoqërinë bashkëkohore: 1 pikë
A) pakëson mundësitë për divorce
B) rrit mundësinë e divorceve me kërkesën e grave
C) forcon familjen e hapur
D) forcon familjen patriarkale
Përgjigjia e saktë:B
5. Funksionin e kontrollit shoqëror feja e realizon përmes: 1 pikë
A) shpjegimit të rëndësisë së forcës së arsyes
B) shenjtërimit të normave më të rëndësishme kulturore
C) frikës
D) dhunës
Përgjigjia e saktë:B
6. Ideja se të gjithë shkencëtarët janë borxhlinj ndaj thesarit të përgjithësimit të novacioneve të zakonshme i takon: 1 pikë
A) Ajnshtajnit
B) Njutonit
C) Galileos
D) Arkimedit
Përgjigjia e saktë: B
7. Lëvizja e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane: 1 pikë
A) është dukuri vetëm e kohës së sotme
B) u nxit nga revolucioni industrial
C) u rrit shpejt si rrjedhojë e zbulimeve të mëdha
D) është një zhvillim që ka ndodhur që nga antikiteti
Përgjigjia e saktë:B
8. Cili nga pohimet e mëposhtëm përshkruan më mirë marrëdhënien ndërmjet normave dhe vlerave? 1 pikë
A) Vlerat janë more, ndërsa normat janë folkuejs
B) Vlerat rrjedhin prej normave
C) Vlerat dhe normat nuk ndryshojnë në rrjedhën e kohës
D) Vlerat ndikojnë në përmbajtjen e normave
Përgjigjia e saktë:D
9. Zhan Piazhe e shpjegon proçesin e shoqërizimit të fëmijëve me: 1 pikë
A) marrëdhëniet ndërmjet instikteve dhe vetëdijes
B) fazat e zhvillimit të aftësive njohëse të tyre
C) zhvillimit të kuptimit për veten
D) të qenët bazë e qenies njerëzore shoqërore
Përgjigjia e saktë:B
10. Demokracia: 1 pikë
A) mbaron me realizimin e ndarjes sa më drejtë të pushteteve
B) nuk është e vetëgarantuar
C) është e vetëgarantuar
D) mbaron me realizimin e të gjithë dëshirave të grupeve më të mëdha shoqërore
Përgjigjia e saktë:B
11. Shpjegoni: 4 pikë
a) 1.Simbolet kulturore drejtojnë ndërkomunikimet,veprimet e anëtarëve të kulturës në çdo rrethanë. 2.Përforëcojnë ,sfumojnë ose kundërshtojnë mesazhet gojore. 3. Luajnë role disi të fshehta.(p.sh.autoveturat shprehin simbolikisht statusin shoqëror,ekonomik të individit.) b) Normat kulturore:
? More janë norma që kanë rëndësi të madhe morale e shoqërore për funksionimin e shoqërisë.
? Folkuej norma më pak të rëndësishme të tilla janë kriteret e etikës,sjelljes.
? urdhërueset tregojnë se ç’duhet të bëjnë anëtarët e një kulture.
? udhëzuese janë më pak detyruese ,kanë të bëjnë me kriteret e etikës së veshjes,të sjelljes.
? Norma ndaluese tregojnë se çfarë nuk duhet të bëjnë anëtarët e një kulture.
12. Identifikoni tre lloje institucionesh: 3 pikë
Llojet e institucioneve: -Organizata shtetërore e shoqërore. -Institucion shkencorë,shëndetësore,artistike,fetare. -Institucioni i martesës,i famijles,i miqësisë.
13. Shpjegoni dy forma të marrëdhënieve midis shumicës dhe pakicave etnike në shoqëritë moderne: 2 pikë
a) Pluralizmi i përgjigjet një gjendje,në të cilën të gjitha grupet racore ose etnike kanë mundësi të barabarta në shoqëri b) Asimilimi quhet procesi,nëpërmjet të cilit anëtarët e pakicave ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës për t’iu përshtatur modeleve të kulturës sunduese në shoqëri.
14. Listoni tre funksione të familjes: 3 pikë
· shoqërizimi
? riprodhimi
? vazhdimësia e jetës
? përkrahja emocionale dhe ekonomike.
15. Renditni nga një veçori të shtypit shqiptar gjatë: 3 pikë
a) pushtimit fashist u botuan edhe revista e gazeta me orientim fashist,kurse gjatë 1943-1944 u shtua një mënyrë të vrullshme numri i gazetave sidomos i buletineve të përkohëshme ku butoheshin informacionet luftarake te Ushtrisë Nacionalçlirimtare . b) regjimit komunist shtypi pasqyronte veprimtarinë politike të partisë në pushtet.U pakësua numri i organeve të shtypit,u ndalua me ligj botimi i gazetave private dhe çdo trajtim pluralist i problemeve. c) viteve ’90 shtypi u liberalizua.U rrit numri i gazetave dhe i revistave.U rigjallëruan traditat më të arrira pluraliste të viteve’30.
16. Në analizën e proçeseve urbane jepni përcaktimin sociologjik të koncepteve: 3 pikë
a) Ndryshesa ndërmjet koeficentit të përgjithshëm të lindjeve dhe atij të përgjithshëm të vdekjeve formon normën e rritjes natyrore të popullsisë. b) ekologjia urbane shpreh bashkëveprimin e mjedisit fizik dhe të jetesës shoqërore në qytete. c) fshatrat urban përdoren për të karakterizuar grupime të popullsisë brenda një qyteti të cilët kanë lidje të forta shoqërore ndërmjet tyre,të përcaktuara nga origjina e përbashkët etnike,nënkulturore. popullsisë
17. Përshkruani tre tipa të krimit: 3 pikë
krimet kundër personi
? krimet kundër pasurisë
? krimet pa viktima
? krimet e jakave të bardha
18. Tregoni tre funksionet që kryhen në një sistem politik: 3 pikë
· funksioni ligjvënës
? funksioni ekzekutiv
? funksioni gjyqësor
19. Cilët janë tre nga funksionet e partive politike në një sistem demokratik: 3 pikë
Partitë politike ndihmojnë në organizimin e veprimtarisë së qeverisë ose të degëve të saj.
? Partitë politike i shërbejnë bashkimit dhe përfaqësimit të interesave të ndryshme.
? Roli i tyre shfaqet veçanërisht në periudhën e zgjedhjeve dhe të votimit.
? Partitë politike caktojnë kandidatët,studiojnë elektoratin,përgatisin dhe drejtojnë fushatën elektorale, procesin e votimit
? Partitë politike organizojnë opinionin publik,duke u paraqitur votuesve zgjrdhje të thjeshta dhe të kuptueshme.
? Partitë politike lidhin qytetarët me qeverinë.
20. Listoni faktorët themelorë që modelojnë një demokraci: 3 pikë
a) historia
b) mjedisi natyror
c) kultura
Lënda: Psikologjia
1. Shkenca e psikologjisë studion: 1 pikë
A) sjelljen dhe proceset mendore
B) ndjenjat dhe proceset mendore
C) sjelljen e dukshme
D) atë që ndodh në kokën e njeriut
Përgjigjia e saktë: A
2. Përshkruani dy tipare të të nxënit: 2 pikë
Tiparet e të nxënit. 2 pikë 1.Të mësuarit nuk ka të bëjë me ndryshimet e përkohshme në sjellje. (Të nxënët nënkupton një ndryshim relativisht të përhershëm.) 2.Të mësuarit ndosh si nga përvoja e drejtpërdrejtë e njeriut ,ashtu si she nga përvojat e tërthorta. 3.Ndryshimet që ndodhin në sjellje si pasojë e përvojës,mund të jenë pozitive ose negative. 4.Të mësuarit nuk ka të bëjë me ndryshimet që shkaktohen nga maturimi.
3. Shpjegoni katër nënfusha kryesore të psikologjisë, përveç asaj psikoanalitike: 4 pikë
a) drejtimi biologjik: 1 pikë Sjellja dhe proceset mendore mund të shpjegohen duke studiuar strukturat biologjike (trurin,sistemin nervor) që janë të përfshira në realizimin e tyre . b) drejtimi biheviorist. 1 pikë Psikologjiaduhet të studiojë vetëm sjelljet e jashtme,të dukshme,që mund të vëzhgohen. (Xhon Uatson theksonte se proceset mendore (mendimet,ndjenjat etj,)nuk duhet të jenë objekt i studimit të psikiolgjisë,sepseato janë veprimtari që nuk vëshgohen.) Skema e vlerësimit Lënda:Psikologji Varianti A ? AKP 2 30 qershor 2012
c) drejtimi humanist: 1 pikë Sipas A.Maslou dhe K.Roxhers njeriu është një qënie e vetëdijshme,e aftë të zgjedhë në mënyrë të lirë dhe të bëjë atë çfarë dëshiron në jetën e tij. Njeriu është etë përgjegjës për atë që ndodh në jetën e tij. (Ky drejtim kundërshton si pikëpamjen psikoanalizën se sjellja e njeriut përcaktohet nga forcat e errta të pavetëdijes. Kritikon pikëpamjen e biheviorizmit se sjellja përcaktohet nga mjedisi)
4. Gjeni renditjen e saktë të stadeve të Sindromës së Përgjithshme të Përshtatjes të Hans Seljes: 1 pikë
A) rezistenca, alarmimi, konsumimi
B) alarmimi, rezistenca, konsumimi
C) alarmimi, konsumimi, rezistenca
D) rezistenca, konsumimi, alarmimi
Përgjigjia e saktë: B
5. Përshkruani teoritë e mëposhtme për motivacionin 3 pikë
a) teoria e nevojës ose Kllelland
a) teoria e nevojës. Shumë psikologë mendojnë se sjelljet tona janë të motivuara nga nevoja që ne kemi . Mc.Klelland sipas tij individilind nga tri nevoja bazë të forta: 1.nevoja për sukses 2.nevoja për pushtet 3.nevoja për përkatësi b) teoria e vetaktualizimit e Maslou është nevoja më e lartë që rrallëarrihet plotësisht. Ajo përfshin nevojën për tu rritur e përparuar në shoqëri,për të arritur pontecialin individual,për t’u vetërealizuar.(p.sh. figura e Nënë Terzës, shkenctari A.Anjshtanji.) c) teoria e pritshmërisë : 1 pikë Shumë herë ne kryejmë sjellje të caktuara të motivuara nga mendimet dhe pritshmëritë që ne kemi për veten). (Sipas psikologëve , ne motivohemi prej nevojave fiziologjike edhe prej nevojave shoqërore.) Modeli i pritshmërisë i Porter-Lauerl i qëndron idesë se kënaqësia në punë ndjek performancën efektive.(trajnimi,edukimi,informimi dhe siguria e personit që do të bëjë punën.)
6. Analizoni emocionet në aspektin: 3 pikë
-Nxitshmëria fiziologjike ka të bëjë me situatën e brendëshme të trupit tonë, e cila shoqëron emocionin.(p,sh.ndryshimi i punës së zemrës,ndryshimi i furnizimit me gjak,djerësitja e pëllëmbëve.) 1 pikë -Ndjenja subjektive (afektive) ka të bëjë me mënyrën sesi ndihemi ne së brendëshmi dhe se çfarë intesiteti ka emocioni që ne përjetojme. 1 pikë (Ndjenja e brendëshme subjektive mund të jetë e këndëshme ose e pakëndëshme,kurse intesiteti i emocionit mund të jetë i lartë ose i ulët) 1 pikë – Përbërësit sjellor ka të bëjë me mynyrënsesi i shprehim së jashtmi emocionet që ndjejmë. (p.sh.shorehjet
7. Psikologu Erik Erikson në analizën e adoleshencës veçon problemin e: 1 pikë
A) përcaktimit të sjelljes së njeriut nga morali me të cilin formohet
B) operacioneve formale për të përdorur logjikën në situata abstrakte
C) përpjekjeve të adoleshentëve për të formuar idenditetin e tyre
D) harmonizimit të të tre dukurive të sipërpërmendura
Përgjigjia e saktë:C
8. Një maturanti i kërkuan të përshkruante veten. Ai u shpreh se e njihte veten si inteligjent dhe ambicioz. Ollport në teorinë e tij të personalitetit do t’i quante këto tipare: 1 pikë
A) kardinale
B) dytësore
C) qendrore
D) unikale
Përgjigjia e saktë:C
9. Tregoni nga një tipar të teorive të personalitetit sipas autorëve: 2 pikë
sjelljeve jonormale: 3 pikë
a)Rajmond Catelli propozoi një klasifikim më të thjeshtë të tipareve të personalitetit,propozoi dimesione bipolare( i ngrohët- i ftohtë,i qetë- i tensionuar). Propozoiqë tiparet e individit të klasifikoheshin si tipare burimore dhe sipërfaqësore. (përdori një teknikë statistikore të njohur si analiza faktoriale) ai nuk është gjithmonë i lirë. Skema e vlerësimit Lënda:Psikologji Varianti A ? AKP 3 30 qershor 2012
b)Hans Ajzenk propozoi një klasifikim tjetër të përsonalitetit bazuar vetëm në dy faktorë. Faktori i parë është të qenit ekstravert ose intravert. Faktori i dytë është stabiliteti ose jostabiliteti emocional
10. Përshkruani tre gjendje të ndërgjegjes së ndryshuar: 3 pikë
Tre gjendje të ndërgjegjes së ndryshuar. 3 pikë a) ëndrrat janë ndijime,imazhe(veçanërisht imazhe pamore,por edhe dëgjimore dhe të prekjes),si dhe mendime dhe emocione që përjetohen nga njeriu gjatë gjumit. 1 pikë b) meditimi karakterizohet nga përqendrimi i vëmendjes,nga kufizimi i stimujve që vijnë nga jashtë,dhe qetësia e brendëshme e thellë. (Meditimi është gjendje që njeriu e krijon vetë për veten e tij.Meditimi shërben për boshatisjen e mendjes.) 1 pikë
a) Hipnoza është një gjendje e ndryshuar e ndërgjegjes në të cilën individi humbet kontrollin embi një pjesë mjaft të madhe të sjelljes të tijdhe është i gatshëm të sugjestinohet.
(Hipnoza krijohet nga dikush për dikë tjetër.)
11. Drogat psikoaktive janë: 1 pikë A) depresantët B) stimulantët C) psikodelikët D) të gjitha të mësipërmet 12. Përshkruani tre operacionet përbërës të kujtesës: 3 pikë a)
a) kodimi është proces i shndërrimit të informacionit në një formrë të tillë,që mund të futen në kujtesë.(kodet dëgjimore,kodet pamore,kodet semantike.) 1 pikë b) depozitimi është proces i gjetjes dhe i nxjerrjes së informacionit në kujtesë për periudha të ndryshme kohore. 1 pikë (kujtimet semantike,episodike ruhen për një kohë të gjatë.) c) riprodhimi është proces i gjetjes dhe i nxerrjes së informacionit që është ruajtur në kujtesë,me qëllim që të përdoret në një çast të caktuar.
13. Përshkruani katër stadet e gjumit LJSSH: 4 pikë a)
b)stadi i dytë dhe i tretë quhet stadi i gjumit pa ëndrra.(Truri prodhon valët delta.) c) stadi i katërt njeriu bën gjumë të thellë. (Në këtë stad mbizotërojnë valët delta.Trupi është plotësisht i relaksuar,pulsi i zemrës i ngadaltë,frymarrja e rregullt dhe,temperatura e trupit e ulët.) 14.A) autobiografike
14. Kujtesa episodike quhet ndryshe: 1 pikë
A) autobiografike
B) proçeduriale
C) e shprehive
D) amnezike
Përgjigjia e saktë:A
15. Kujtesa afatgjatë e kodon informacionin: 1 pikë
A) ikonikisht
B) semantikisht
C) operacionalisht
D) nëpërmjet kujtesës shqisore
Përgjigjia e saktë:B
16. Tregoni tre aspektet ose kategorizimet, ku psikologët përqëndrohen në trajtimin e.
a) trajtimi biheviorist çrregullimi mendor e sjellor që njeriu ka është i mësuar gjatë gjithë jetësdhe ashtu siç mësuar edhe mund të çmësohet. b) trajtimi humanist.Sipas psikologëve humanist dëmtimi i personalitetit lidhet me faktorë mjedisorë që ndërhyjnë ose pengojnë plotësimin e nevojae ose rritjen e tij. c) trajtimi kgnitivist i shpjegon çrregullimet e sjelljes me anë të ndikimit që ushtrojnë mbi sjelljet emocionet e individit proceset e tij kognitive. d) trajtimi transaksional.Psikologët e këtij drejtimi mendojnë se marrëdhëniet që njeriu ka me familjen e grupet e tjera e njerëz të rëndësishëm për të mund të shkaktojë çrregullimet
(1.terapia psikologjike.Trajtimi i çrregullimeve të sjelljes në pjesën më të madhe realizohet me psikoterapi. 2.trajtimi farmakologjik.Në kurimin e çrregullimeve të sjelljes realizohet me kombinimin i farmakologjisë me psikoterapinë.
3.Institucionalizimi.Në përgjithësi trajtimi i problemeve të sjelljes bëhet në gjendje të lirë,ku pridërit Skema e vlerësimit Lënda:Psikologji Varianti A ? AKP 4 30 qershor 2012
dhe fëmijët shkojnë rregullisht te terapisti për të ndjekur trajtimet. 4. Terapitë e kthjellimit psikik synojnë të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë veten e tyre,cilët janë,çfarë përvoje kanë dhe pse ndryshojnë nga njëri-tjetri. 5.Psikoanaliza synon të hyjë brenda njeriut për të gjetur motivacionin e pavetëdijshëm që është shkaku i problemeve të sjelljes së pacientit. 6.Terapia me klientë të qendërzuar .Përfaqësues K.Roxhers,sipas tij njeriu është i aftë psikologjikisht dhe mund të përdorë potencialin e tij për t’u vetëaktualizuar. 7.Terapia geshtaltiste.Përfaqësues F.Përls përpiqet t’i ndihmojë njerëzit që të bëhen të vetëdijshem për veten dhe të jenë të përgjegjshëm për sjelljet e tyre. 8.Terapia bihevioriste ka shpjegim të njëjtë me trajtimin biheviorist.)
17. Disa nëndegë të psikologjisë janë psikologjia sociale, psikologjia e shëndetit, psikologjia e zhvillimit etj. Shpjegoni psikologjinë: 3 pikë a) klinike
18. Psikiatri është mjek i specializuar për: 1 pikë
A) studimin trajtimin e çrregullimeve të kujtesës
B) trajtimin e sjelljeve të çuditshme
C) parandalimin e diagnozës dhe trajtimin e çrregullimeve mendore
D) trajtimin e dëmtimeve të inteligjencës dhe stresit
Përgjigjia e saktë:C
:
19. Sjellje të shëndetshme janë: 1 pikë
A) marrëdhënie kuptimplota, qëndrimi ndaj substancave dhe të ushtruarit fizik, por jo optimizmi
B) optimizmi, qëndrimi ndaj substancave dhe të ushtruarit fizik, por jo marrëdhënie kuptimplota
C) marrëdhënie kuptimplota, optimizmi, qëndrimi ndaj substancave dhe të ushtruarit fizik
D) marrëdhënie kuptimplota, optimizmi, por jo qëndrimi ndaj substancave dhe të ushtruarit fizik
Përgjigjia e saktë:C
20. Analiza e ndikimit shoqëror te të tjerët dhe për të tjerët nga psikologët lidhet me: 1 pikë A) konformizmin, kompliancën dhe sjelljen vetëm konstruktive
B) konformizmin, kompliancën dhe bindjen
C) kompliancën, bindjen dhe sjelljen vetëm konstruktive
D) konformizmin, bindjen dhe sjelljen vetëm konstruktive
Përgjigjia e saktë:B
LËNDA: FILOZOFI
1. Për Pitagorën e shkollës së Miletit, elementi në themel të të gjitha gjërave dhe që mbetet i
pandryshuar është: 1 pikë
A) uji
B) apejroni
C) numri
D) ajri
Përgjigjia e saktë:C
2. Kanonika e Epikurit lidhet me: 1 pikë
A) gabimin që vjen nga ndijimet
B) logjikën stoike
C) rregullat e së vërtetës
D) pamundësinë për të njohur realitetin
Përgjigjia e saktë:C
3. Sipas Pjer Abelardit universalet janë: 1 pikë
A) objekt i perceptimit
B) tendencë për zgjidhje joradikale
C) ide të palidhura me njohjen
D) rezultat dhe objekt i intelektit
Përgjigjia e saktë:D
4. Metoda që propozon Bekoni për studimin e natyrës është: 1 pikë
A) induksioni
B) deduksioni
C) analiza
D) dyshimi
Përgjigjia e saktë:A
5. Filozofia e Spinozës lidhet ngushtë me konceptin e: 1 pikë
A) monadave
B) substancës
C) remineshencës
D) substrakti
Përgjigjia e saktë:B
6. NUK është ide e Lokut për njohjen: 1 pikë
A) përvoja shërben si kriter për të ndarë idetë e vërteta nga idetë iluzore
B) përvoja shërben si pikënisje e mendimit objektiv
C) njeriu ka ide të lindura
D) njeriu nuk ka ide të lindura
Përgjigjia e saktë:A
7. Volteri shkruan për tolerancën: 1 pikë
A) në mbrojtje të protestantëve
B) kundër protestantëve
C) në mbrojtje të metafizikës
D) kundër pavarësisë së qëllimeve
Përgjigjia e saktë:B
8. Kontrata sociale e vërtetë për Rusoin: 1 pikë
A) është legjitime vetëm nëse legjitimiteti i përket popullit
B) kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen vullnetit të përgjithshëm
C) nuk është nënshtrim i një populli nga drejtuesi i tij
D) përmbush të tria alternativat e mësipërme
Përgjigjia e saktë:D
9. Filozofia e Ogyst Kontit është: 1 pikë
A) pozitiviste
B) ekzistencialiste
C) fenomenologjike
D) strukturaliste
Përgjigjia e saktë:A
10. Ferdinand dë Sosyr është: 1 pikë
A) themelues i psikoanalizës
B) themelues i strukturalizmit në gjuhë
C) mbështetës i ekzistencializmit
D) kundërshtar i strukturalizmit në gjuhë
Përgjigjia e saktë:B
11. Përshkruani tre terma kryesorë mbi të cilët u zhvillua filozofia e Heraklitit: 3 pikë
Përgjigjia e saktë:
1. lufta(Polemos) 2. uniteti i të gjitha gjërave 3.rrjedhja e vazhdueshme e gjërave 4. ironia e të kundërtave 5. logosi-zjarri 6.zjarri si simbol ndryshimi
12. Shpjegoni katër probleme që trajtohen te filozofia e Aristotelit: 4 pikë
· Kritika të teorisë idesë së platonit.
? Pranimi i ekzistencës së botës shqisore,të sendeve dhe objekteve.Ideja e substancës s’është ide shkencore
? Lëvizja e trupave dhe parimet e lëvizjes
? Çdo objekt që të ekziston(substanca) përbën bashkimin të bashkimit të dy elementëve formës dhe materies.
? Arsyetimiqë përmes premisave kalon në një përfundim quhet silogjizëm.(logjika formale-Organoni)
? Politika është veprimtaria që realizon qëllimet më të larta të njeriut.(Njeriu është një kafshë politike).
? Njeriu dallon nga të gjitha krijesat e tjera si një qenie e e arsyeshme.(lumturia duhet të lidhet me ushtrimin dhe përsosjen e arsyes. Vityte etike dhe të intelektit.)
? Shpirti nuk ekziston si diçka në përgjithësi.(Shpirti është forma e trupit.Shpirti është forma substanciale që vë në lëvizje materien)
? Intelekti i mundëshëm dhe veprues.
? Analizon qeverisjen konkrete në Greqime format e ndryshme të saj.(format e pushtetit dhe tri format e qeverisjes.)
13. Tregoni dy tipare të reja që mori filozofia në periudhën romake: 2 pikë
· Filozofia e kësaj periudhe përqafoi idenë se është e pamundur për njeriuntë gjejë rregullat e sjelljes
? (të arrijë lumturinë).
? Ishte prirja e një disipline shkolle.
? Ishte qëllimi praktik i saj
? Propangandimi i një ideali që i shërben individit,ndaj interesit për etikën.
14. Analizoni dy nga shkallët e njohjes sipas Avicenës: 2 pikë
Njohja e parimeve të para ose e aksiomave.
? Njohja e ideve abstrakte
? Njohja përmes revelacionit
( a. Elementi i parë janë shqisat trupore b. Elementi i dytë lidhet me aftësinë për të zbuluar thelbin ose të përgjithshmen
15. Identifikoni tre tipare të paraqitura nga Averroes për intelektin: 3 pikë
· Te intelekti si veprim,inteligjenca është identike me gjërat e kapshme nga arsyeja.
? Intelekti pasiv është gjëndja e imazheve tona që na mundëson të marrim emocionin e përjetshëm të intelektit veprues.
? Intelekti material është i paaftë të shpjegojë sesi ne mendojmë.
(Intelekti i mundëshëm është i pavdekshëm dh e i njëjtë për të gjithë. Intelekti veprues konsiderohet i njëjtë për të gjithë,duke pasur origjinë hyjnore)
16. Analizoni thelbin e filozofisë së Djuit për: 3 pikë
Filozofia e Djuit për: 3 pikë
? etikën përcakton vlerën e mjeteve përballë qëllimeve që synohen të arrihen.
? edukimi .Shkolla duhet të promovojë modelin kërkimor të evidentuar nga logjika.(Braktisja e sistemit të vjetër të dijes tradicionale.Nuk duhet të jetë teorik dhe i përgjithshëm. )
? shoqërinë.Demokracia sipas tij është diçka më shumë se qeverisje.
(Pjesëmarrje e lirë në krijimin dhe pasurimin e jetësdhe të vlerave.Demokracia nëpërmjet edukimit duhet shdërruar në mënyrë jetese )
17. Shpjegoni: 4 pikë
1.gjendja natyrora është një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve. 2.shteti themelohet ,kur një masë njerëzish kanë votuar një marrëveshje për të jetuar në paqe,duke ja kaluar disa të drejta një njeriu. b) Hegeli me : 2 pikë 1. filozofinë e natyrës ku përshkruhet natyra me dukuritë e saj të shumëllojshme dhe sipas shkencave.(shënon momentin ku shpirti bëhet i huaj për vetveten.) 2.filozofinë e shpirtit ku jepet shpirti absolut në shoqëri(dialektika.Tregon kthimin e shpirtit te vetvetja në të drejtën ,moralin,fenë dhe filozofinë.)
18. Përshkruani filozofinë e Kantit lidhur me: 3 pikë
apriori është aftësia e arsyes njerëzore t’i lidhë cilësi të veçanta të objekteve në hapësirë dhe në kohë.
§ arsye praktike mbulon veprimtarinë e vullnetshme që kontrollohet nga qëllimet dhe përfshin moralin,estetikën,të drejtën.
§ imperativi kategorik do të thotë të veprosh sipas një ligji më të epërm.
19. Analizoni parimin e ndarjes së pushteteve nga Monteskje: 3 pikë
1.pushteti ligjvënës që nxjerr ligje . 2.pushteti ekzekutiv i cili zbaton vendimet publike e ligjet e qeverisjes 3.pushteti gjyqësor (juridik) i cili shqyrton mosmarrëveshjet e individëve,çështjet penale dhe civile
20. Shpjegoni ateizmin sipas: 3 pikë
Marksit.Feja sipas tij është opium për popullin.(një teologji abstrakte)
? Niçes .Zoti ka vdekur,por ekziston akoma hija e tij
? Sarti mendon se njeriu e njerëzimi janë vetëm dhe nuk kanë ndokënd sipër tyre që t’u vendosi qëllime.(Nuk thotë se zoti nuk ekziston por ai është i pamundur)
Lënda:Gjeografi
1. Shqipëria ndodhet midis koordinatave gjeografike 39038’– 42039’ gjerësi gjeografike veriore dhe
19016’ – 21004’ gjatësi gjeografike lindore. Në këtë mënyrë është përcaktuar: 1 pikë
A) lokacioni
B) lokacioni relativ
C) lokacioni absolut
D) lokacioni relativ dhe absolut.
Përgjigjia e saktë:C
2. Në cilën pjesë të Amerikës së Veriut ndodhen malet Apalashe? 1 pikë
A) Veriore
B) Jugore
C) Lindore
D) Perëndimore.
Përgjigjia e saktë:C
3. Shkretëtirat e Atakamës dhe Patagonisë gjenden në: 1 pikë
A) Amerikën e Veriut
B) Amerikën e Jugut
C) Afrikë
D) Azi.
Përgjigjia e saktë:B
4. Pjesa më e madhe e Evropës Jugore dallohet për një klimë me tipare: 1 pikë
A) detare të butë
B) mesdhetare
C) oqeanike
D) malore.
Përgjigjia e saktë:B
5. Cili nga liqenet e mëposhtëm ka origjinë akullnajore? 1 pikë
A) Liqenet e Dumresë
B) Liqenet e Lurës
C) Liqeni i Butrintit
D) Liqeni i Ohrit.
Përgjigjia e saktë:B
6. Rruga e cila duke kaluar nëpër Iliri, lidhte Romën me Kostandinopojën ishte: 1 pikë
A) Rruga e Arbrit
B) Rruga Egnatia
C) Rruga e Vjosës
D) Rruga e Bregdetit.
Përgjigjia e saktë:B
7. Rrafshi i Dukagjinit (lugu i Dukagjinit) është pjesë përbërëse e: 1 pikë
A) Rajonit Lindor të Kosovës
B) Rajonit Perëndimor të Kosovës
C) Rajonit Verior – Verilindor të Shqipërisë
D) Rajonit Lindor të Malit të Zi.
Përgjigjia e saktë:B
8. Mbi kufirin e sipërm të pyjeve shtrihet brezi i: 1 pikë
A) Shkurreve mesdhetare
B) Kullotave alpine
C) Dushqeve
D) Ahut.
Përgjigjia e saktë: B
9. I vetmi lum fushor dhe pjesërisht i lundrueshëm në trevat shqiptare është: 1 pikë
A) Buna
B) Mati
C) Drini
D) Drini i Zi.
Përgjigjia e saktë:A
10. Relievi i sotëm i trevave shqiptare është rezultat i: 1 pikë
A) bashkëveprimit të faktorëve të brendshëm me faktorët e jashtëm
B) bashkëveprimit të lëvizjeve epirogjenike me faktorët e brendshëm
C) bashkëveprimit të faktorëve të brendshëm me erozionin lumor
D) bashkëveprimit të faktorëve të jashtëm me lëvizjet luhatëse.
Përgjigjia e saktë:A
11. Renditni tri nga temat bazë të gjeografisë dhe shpjegoni njërin prej tyre. 4 pikë
Shpjegimi
? Lokacioni i përgjigjet pyetjes bazë Ku? Ai shprehet në terma relativë (vendndodhjen e një vendi në raport me vendet e tjera) dhe absolutë (përcaktimi i një vendi nëpërmjet koordinatave gjeografike).
? Vendi i referohet gjeografikisht një hapësire me cilësi dhe tipare të caktuara fizike (ndërtimi gjeologjik, relievi, klima, hidrografia etj.) dhe humane (popullsinë, dendësinë, shpërndarjen, ekonominë etj.) që i japin atij “identitet kulturor” duke e dalluar nga të tjerë. Në karakteristikat fizike
? Marrëdhëniet njeri – mjedis dhe pasojat e kësaj marrëdhënieje në peizazh, kostat e fshehta të bashkëveprimit dhe përshtatjen e njeriut me natyrën. (Nxënësi mund ta shpjegojë këtë marrëdhënie edhe me shembuj konkretë)
? Rajoni i cili mund të identifikohet nëpërmjet karakteristave fizike, kulturore, politike ekonomike. Kriteret e rajonizimit varen nga qëllimi i studimit. (Nxënësi mund ta shpjegojë këtë marrëdhënie edhe me shembuj konkretë)
? Lëvizja ka të bëjë me lëvizjen e njerëzve, mallrave, ideve etj, të cilat ndikojnë në bashkëveprimin hapësinor
12. Listoni tre kriteret mbi të cilat bëhet ndarja e Evropës në nënrajone. 3 pikë
a) Larmia e madhe natyrore 1 pikë
b) Larmia e madhe historike 1 pikë
c) Larmia e madhe kulturore 1 pikë
d) Larmia politike dhe zhvillimi i diferencuar politik
13. Listoni tre lumenjtë kryesorë që përshkojnë rajonin e Azisë Jugore (nënkontinentin Indian). 3 pikë
a) Indi 1 pikë
b) Gangu 1 pikë
c) Brahmaputra
14. Renditni tre prej veçorive të malësisë së Gollobordës. 3 pikë
a) Shtrihet në lindje të malësisë së Martaneshit e Çermenikës 1 pikë
a) Përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë, e për pasojë është tepër i zhvilluar procesi i karstit 1 pikë
b) Dallohet fusha karstike e Klenjës 1 pikë
c) Ka pamjen e një pllaje të valëzuar 1 pikë
d) Pasuritë drusore të tilla si ah dhe halorë
15. Renditni tre nga veçoritë e kodrave të Mallakastrës. 3 pikë
a) Shtrihen në juglindje të Myzeqesë 1 pikë
b) Është grumbulli më i madh kodrinor i vendit 1 pikë
c) Përbëhet kryesisht nga terrigjenët dhe më pak nga gëlqerorët 1 pikë
d) Mbizotërojnë kodra me lartësi mesatare dhe tepër të copëtuar te gerryer nga degët e Vjosës dhe Semanit.
16. Listoni dy nga degët e sektorit të tretë të ekonomisë së trevave shqiptare. 2 pikë
a) Transporti 1 pikë
b) Tregtia 1 pikë
c) Shërbimet 1 pikë
d) Turizmi 1 pikë
e) Artizanati
17. Renditni tre nga faktorët që përcaktojnë larminë e madhe të botës bimore e shtazore të trevave shqiptare. 3 pikë
a) Pozicioni gjeografik 1 pikë
b) Ndërtimi gjeologjik i truallit (ekzistenca e llojeve të ndryshme të shkëmbinjve) 1 pikë
c) Larmia e formave të relievit 1 pikë
d) Larmia e klimës 1 pikë
e) Larmia e hidrografisë 1 pikë
f) Larmia e tokave 1 pikë
g) Ndikimi i njeriut
18. Argumentoni pse Alpet Shqiptare kanë formën e kupolës. 3 pikë
a) Përbërja gjeologjike gëlqerore (prania e formacioneve shkëmbore të forta,si gëlqerorë) 1 pikë
b) Lëvizjet tektonike diferencuese, me amplitude ngritjeje më të lartë në qendër 1 pikë
c) Veprimi i akujve, karstit, borës.
19. Shkruani të paktën një nga pikat kufitare me të cilat Shqipëria lidhet me: 3 pikë
Malin e Zi:
Malin e Zi: Murriqani, Hani i Hotit, Vermoshi 1 pikë Ish Republika Jugosllave të Maqedonisë: Qafë Thana, Shën Naumi, Gorica, Tushemishti 1 pikë Kosovën: Qafë Morina, Qafa e Prushit
20. Shpjegoni tre nga faktorët historiko–shoqërorë që kanë ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare. 3 pikë
a) 500 vjet nën sundimin osman, pushtimet e ndryshme, 1 pikë
b) Mungesa e stabilitetit politik 1 pikë
c) Copëtimi i vazhdueshëm i trevave shqiptare 1 pikë
d) Luftrat e shumta që janë zhvilluar në trevat shqiptare 1 pikë
e) Vendosja e kufijve të padrejtë në vitin 1913 1 pikë
f) Emigrimet e popullsisë për shkaqe ekonomike
ZIRINA LLAMBRO
© Panorama.al











