Përgjigje Nikoliçit për ndërhyrjen me forcë në Kosovë

Jul 24, 2012 | 11:08

Zyrtarët më të lartë në Kosovë u janë përgjigjur deklaratave të Presidentit serb Tomisllav Nikoliç, se ai është i gatshëm të ndërhyjë me forcë ushtarake në Kosovë, nëse autoritetet në Prishtinë ndërhyjnë me forcë në Veri. “Nikoliç është një humbës i madh. Ashtu siç është larguar i turpëruar nga Kosova në vitin 1999, ashtu do të ndodhë sërish”, tha Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur atyre deklaratave. Thaçi shtoi se deklarata të tilla janë mesazhe të këqija të Serbisë në raport me Kosovën, por edhe për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin fqinjësor në rajon. Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Bajram Rexhepi, e përjashtoi përsëritjen e ndërhyrjes së Policisë kosovare në Veri të vendit. Rexhepi tha gjatë një vizite në fshatin Klinë, se qeveria e Kosovës është e interesuar të shuhen strukturat paralele serbe në Veri dhe të integrohet edhe ajo pjesë e Kosovës, gjithmonë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

© Panorama.al

Te lidhura