Ne date 17 gusht 2022 ne gazeten Panorama eshte botuar nje trakt i armates muxhahedine te Marjam Rajavit me titull:
“Rrjeti inteligjent-terrorist i IRGC dhe shërbimet e sigurisë të regjimit iranian vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri”
Ne kete shkrim organizata ish-terroriste muxhahedine pretendon qe ne Shqiperi eshte “ngritur një fushatë dezinformimi kundër MEK-ut, … një rrjet spiun dhe terrorist nën mbulimin e veprimtarisë kulturore”.
Shkrimi pretendon qe rrjeti agjenturor iranian ka rekrutuar edhe shqiptare ne rrjetin e tij. Ne shkrim thuhet:
“Së fundmi tre prej tyre u dërguan në Iran dhe u justifikuan nga Ministria e Inteligjencës e regjimit iranian për të zgjeruar aktivitetin e tyre në Shqipëri. Olsi jazxhi, Gjerji Thanasi dhe Dashmir Morsouli janë ndër agjentët vendas të Ministrisë së Inteligjencës dhe Gardës Revolucionare.
Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në shkurt të vitit 2011, një person që ka qenë prej katër vitesh ish-anëtar i këtij rrjeti, i quajtur Hadi Thani Khani, shkruante: “Gjerji Thanasi dhe Olsi Jazxhi marrin më shumë se 1000 euro çdo muaj nga regjimi iranian.”
Ne lidhje me sa me siper, une Olsi Jazexhi i cili permendem ne kete shkrim duhet te bej deklarimet e meposhtme:
1. Nuk kam qene dhe as do te jem ndonjehere agjent i regjimit iranian apo i ndonje regjimi tjeter ne bote.
2. Qe prej prillit te vitit 2021 ndodhem ne Malajzi dhe nuk kam qene ne Iran sikur pretendon trakti muxhahedin.
3. Pretendimi i muxhahedineve se Hadi Thani Khani, nje muxhahedin perdorues droge i cili u trafikua ilegalisht nga muxhahedinet ne France, qe ka deklaruar se: “Gjerji Thanasi dhe Olsi Jazxhi marrin më shumë se 1000 euro çdo muaj nga regjimi Iranian,” eshte shpifje e armates muxhahedine, e cila per here te pare eshte hapur ne portalet muxhahedine ne menyre anonime nga Mehdi Abrishamchi, burri i pare i Maryam Rajavit i cili strehoet ne Manze dhe kerkohet per vrasje dhe terrorizem ne Iran.
4. Une shkruaj dhe analizoj veprimtarine kriminale muxhahedine ne Shqiperi qe prej vitit 2016 dhe analizat e shkrimet e mia kunder organizates ish-terroriste muxhahedine nuk behen me pagese dhe keto shkrime do te vazhdojne edhe ne te ardhmen. Kercenimet, shantazhet dhe shpifjet e Maryam Rajavit, Mehdi Abrishamchit dhe armates muxhahedine nuk me trembin dhe as nuk do te me frenojne nga hetimi dhe denoncimi ndaj kesaj organizate okulte dhe kriminale.
Meqene shpifjet kunder meje jane botuar ne gazeten Panorama, nje media e regjistruar ne Shqiperi dhe jo portal anonim sikur jane portalet e MEK-ut, une do ti drejtohem gjykates per te kerkuar deshperblim per keto shpifje dhe cenim imazhi qe me eshte bere nga kjo media e cila ka pranuar te botoje shpifjet e armates terroriste muxhahedine kunder meje.
Jam i gatshem te perballem me drejtesine ne cdo moment per te provuar pafajesine time ndaj shpifjeve qe armata ish-terroriste muxhahedine ka bere kunder meje.
Sfidoj Maryam Rajavin dhe burrin e saj te pare Mehdi Abrishamchin qe te perballen me mua ne gjykate dhe te provojne shpifjet e tyre, qe:
1. Jam agjent iranian
2. Paguhem 1000 euro ne muaj nga regjimi iranian.
I kerkoj Maryam Rajavit dhe Mehdi Abrishamchit qe te sjellin ne gjykate para meje, perdoruesin e droges Hadi Thani Khani qe ata kane trafikuar ne France, dhe te vertetojne ne gjykate pagesat qe une marr nga regjimi iranian.
I apeloj Ministrise se Brendshme dhe policise se antiterrorit qe te hetojne pa frike nga ambasada amerikane, rrjetin e trafikut te droges dhe te klandestineve qe MEK-u organizon nga Shqiperia. Te marrin ne interviste Hadi Thani Khanin dhe te sjellin perpara drejtesise trafikantet muxhahedine qe mundesuan kalimin ilegal te kufirit drejt Bashkimit Evropian te tij dhe rreth 300 muxhahedineve.
Rasti i trafikimit te Hadi Thani Khanit, deklaratat dhe komunikimi i tij me Mehdi Abrishamchin, provojne pertej cdo dyshimi ekzistencen e nje rrjeti trafikantesh brenda organizates muxhahedine, i cili duhet hetuar dhe sjelle perpara drejtesise.
Olsi Jazexhi
18 gusht 2022
Kuala Lumpur, Malajzi