Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mblodh një ditë pas anëtarësisë së re.
Mësohet se në mbledhje, Rama u ka kërkuar anëtarëve angazhim dhe të zbresin në bazë, duke ndezur kështu motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së ka nisur rreth orës 18:30, ndërkohë që para nisjes së saj, Edi Rama zhvilloi një takim me grupin e parë që ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.
Kujtojmë se anëtarët e kryesisë së PS janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Sekretariati i PS:
- Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
- Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
- Sekretare për Diasporën – Zerina Bruci
- Sekretare e Programit, Milva Konomi
- Sekretar për Rininë – Roi Basha
- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
- Sekretare e Gruas, Evis Kushi
Drejtuesit politikë të PS në qarqe:
Qarku Tirane
Elisa Spiropali
Erion Veliaj
Ogerta Manastirliu
Durres
Emirjana Sako
Vlore
Blendi Çuçi
Shkodër
Benet Beci
Lezhe
Ulsi Manja
Kukes
Pandeli Majko
Elbasan
Arbian Mazniku
Fier
Belinda Ballaku
Korçe
Niko Peleshi
Berat
Ervin Demo
Gjirokaster
Mirela Kumbaro
Dibër
Blendi Gonxhe
Drejtuesi Politik i Diaspores
Taulant Balla
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al