
TIRANE- Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e tre shtetasve të akuzuar për falsifikim të kartave të kredit. Nëpërmjet një konference për shtyp u njoftua arrestimi i shtetasit Maliq Kaca , emigrantë në Britaninë e Madhe, i cili sillte prej andej karta krediti false familjarëve të tij.
Nga aksioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës në bashkëpunim me sektorin e krimeve kibernetike kanë vënë në pranga gjithashtu edhe shtetasin Bedri Muda, dhe R.Moda, kjo e fundit punonjëse policie.
Janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Policia tha se hetimet kanë qenë intensive, dhe që prej janarit këta shtetas kanë përfituar para, në një shifër rreth 30 mijë euro.











