Përfituan 150 mijë euro, në pranga 5 bullgarë

Aug 2, 2011 | 11:13

Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e pesë shtetasve bullgarë. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica tha se në kuadër të operacionit disa mujor të koduar “Bankomati i rremë” u bë e mundur qe te prangoseshin  pesë shtetasit e huaj’ Dragomir Ivanov Bonev, 35 vjeç, Ivo Dimitrov Ivanov, 37 vjeç, Pavel Vladimirov Milenov ,31 vjeç, Nikolay Yordanov Tosonev , 33 vjeç , Aleksandar Kolev, 38 vjeç, të gjithë të lindur dhe banues në Sofie, Bullgari

Te arrestuarit kanë arritur që brenda pak muajsh të përfitojnë shumën e parave prej 150 eurove si rezultat e klonimit të kartave të debitit dhe kreditit.

Grupi kriminal me anë të paisjeve speciale kopjonte të dhënat e kartave të kreditit dhe debitit, duke bërë të mundur më pas klonimin e kartave bankare.

Sipas policisë 3 prej tyre u kapën në flagrancë duke prodhuar karta të tjera bankare, ndërsa dy të tjerët në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Pesë të arrestuarit janë me kombësi dhe shtetësi bullgare, të gjithë të lindur dhe banues në Sofje, por qe kishin ardhur disa here ne vendin tone.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar të gjitha paisjet që përdoreshin për kopjimin e të dhënave apo prodhimin e kartave bankare.

© Panorama.al

Te lidhura