Përfaqësuesit e PL takohen me delegacionin e OSBE/ODIHR! Blushi: U shprehëm shqetësime për izolimin ekstrem të Metës dhe akuzat e stisura ndaj Berishës

Dec 5, 2024 | 20:06
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë pritur sot në seli Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR.

partia e lirise

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, përmes një postimi në Facebook, Tedi Blushi, thotë se i kanë shprehur shqetësimet për arrestimin e Ilir Metës dhe proceset ndaj zyrtarëve të tjerë të opozitës.

“Rrëmbimi kriminal, procesi kryekëput politik hetimor dhe izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta në prag të vitit elektoral, akuzat e stisura politike ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, burgosjet dhe shantazhet politike ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës, manipulimet paraprake të zgjedhjeve nga ana e Qeverisë dhe Kryeministrit përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore për shit-blerjen e votës, përpjekjet për të kontrolluar votën e diasporës, patronazhimi, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura, si dhe klima tejet e acaruar politike, ishin disa nga shqetësimet e shprehura prej nesh në këtë takim“, shkruan Blushi.

 

Ndër të tjera ai thotë se u ka thekuar përfaqësuesve të ODIHR “nevojën alarmante për të forcuar zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor dhe për krijimin e një klimë zgjedhore normale”.

Deklarata e Tedi Blushit

Mirëpritëm sot në selinë e Partisë së Lirisë me kërkesën e tyre Misionin e Vlerësimit të Nevojave nga OSBE/ODIHR-i, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Vlerësuam bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri, që ende përbën një problem madhor për vendin.

Rrëmbimi kriminal, procesi kryekëput politik hetimor dhe izolimi ekstrem i Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta në prag të vitit elektoral, akuzat e stisura politike ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, burgosjet dhe shantazhet politike ndaj drejtuesve të tjerë të opozitës, manipulimet paraprake të zgjedhjeve nga ana e Qeverisë dhe Kryeministrit përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore për shit-blerjen e votës, përpjekjet për të kontrolluar votën e diasporës, patronazhimi, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura, si dhe klima tejet e acaruar politike, ishin disa nga shqetësimet e shprehura prej nesh në këtë takim.

U ritheksuam përfaqësuesve të ODIHR nevojën alarmante për të forcuar zbatimin rigoroz të Kodit Zgjedhor dhe për krijimin e një klimë zgjedhore normale, pa ndikimin të krimit dhe administratës publike rilindase në zgjedhje, në mënyrë që të kemi një pjesëmarrje sa më të lartë të qytetarëve në zgjedhje, si dhe një rezultat të gjithëpranuar.

Partia e Lirisë mbetet në çdo kohë e angazhuar për të bërë gjithçka, si në planin politik ashtu edhe të ekspertizës teknike të nivelit të lartë, në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme sipas standardeve dhe ku çdo shqiptar të votojë i lirë, pa presion dhe kërcënime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura