Përdhunimi në Berat/ 54-vjeçari lihet në burg, ç’tha për mbesën e gruas

Jul 29, 2017 | 15:13

Pas denoncimit te 15-vjeçares me inicialet R.K., e cila akuzoi burrin e tezes se e kishte perdhunuar, ka folur edhe i arrestuari. Gjykata ka vendosur sot masen e sigurise “arrest me burg” për të.

burri1

 

Mësohet se tri ditë më parë ndodhej në banesën e të arrestuarit Resmi Turani, në fshatin Duhanas të rrethit të Beratit, ku dhe dyshohet se ka rënë pre e dhunës seksuale nga ky i fundit, shkruan ‘Panorama’.

Policia menjëherë pas marrjes së denoncimit bënë arrestimin e 54-vjeçarit Resmi Turani.

Në momentin e parë të marrjes në pyetje, Turani nuk ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me mbesën e gruas së tij, përkundrazi është shprehur se ka trajtuar si vajzën e tij gjatë qëndrimit në banesën e tyre.

Por, ndërkohë ekspertët që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, kanë kërkuar që vajza adoleshente t’i nënshtrohet një kontrolli mjeko-ligjor, për të përcaktuar dhunën seksuale.

Ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit, ku ndaj 54-vjeçarit do të rëndojë vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

PANORAMA

© Panorama.al

Te lidhura