
Kur u shpall vendimi për dënimin ‘Me vdekje, pushkatim!’ shpërtheu në delir dhe ia nisi këngës “Për ty atdhe”
(vijon nga numri i kaluar)
Enveri që shfaqej në publik nuk dallohej për çfarë lumturohej e përse brengosej, çfarë e lëndonte e përse drithërohej. Ai e fshihte mjeshtërisht gjendjen e tij. Sidoqoftë ky lloj aktrimi nuk mund t’i shkonte në zyrën e punës, ku duhej të ishte vetvetja, shprehet Vahid Lama, juristi që ka punuar 13 vite në paradhomën e Hoxhës, duke kujtuar çastet kur diktatori ndiqte nga afër gjyqin ndaj Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të tjerë të kryqëzuar prej tij si puçistë e tradhtarë të Partisë e të pushtetit popullor. “Në momentin që kryetari i seancës shpalli vendimin me vdekje, pushkatim, -shton Lama, -Hoxha shpërtheu në delir dhe ia nisi këngës së Mentor Xhemalit “Për ty atdhe”. Mënyra si lumturohej Hoxha nga lajmet për asgjësimin e atyre që stigmatizonte armiq të Partisë e të popullit, ka qenë sa e çuditshme, aq dhe antinjerëzore. Lama ka pasur rastin të ndjekë nga afër përjetimet e Enverit nga momenti i pushkatimit të grupit sabotator në ekonomi dhe në naftë, për të cilat shprehet se është ndier keq…
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











