PEQIN/ Djeg ha me ullishte e shtëpinë e fqinjit

Aug 24, 2012 | 12:35

PEQIN – Policia e Peqinit arrestoi një 58-vjeçar, i cili dyshohet se është zjarrvënës i një parcele me ullinj në fshatin Çaushaj të komunës Përparim në Peqin, si dhe të një banese të fqinjit të tij. Zjarri, i cili ka rënë mesditën e djeshme, ka djegur më shumë se 15 hektarë me ullinj, 90 hektarë shkurre e kullota, si edhe është djegur plotësisht banesa e shtetasit Z.K., 66 vjeç, fqinj i autorit. Mbas shuarjes së plotë të zjarrit, Policia nisi hetimet për të gjetur zjarrvënësin dhe vetëm mesditën e djeshme është arrestuar 58-vjeçari Faik Sulkja. Sipas Policisë, ky shtetas ka ndezur zjarr në parcelën në pronësi të tij, ku më pas zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Nga rënia e zjarrit ka pësuar djegie edhe shtetasja Z.K., e cila ka tentuar që të shuajë flakët.                    m.s

© Panorama.al

Te lidhura