Ish-komandoja i NAVY SEAL, i cili ka rrëfyer në librin “No Easy Day” të vërtetën e misionit të vrasjes së Obsama bin Ladenit, do të ndiqet penalisht nga Pentagoni, pasi sipas zyrtarëve ka nxjerrë sekrete ushtarake të misionit. Përfaqësuesi ligjor i Pentagonit deklaroi se autori i librit, Met Bajsonet, ka shkelur marrëveshjet për mosnxjerrjen e sekreteve ushtarake, në një kohë që libri nuk është kontrolluar e verifikuar nga agjencitë qeveritare për të siguruar se nuk ka sekrete. I shkruar nën pseudonimin e Mark Ouen, libri tregon se versioni zyrtar i ngjarjeve treguar nga Shtëpia e Bardhë nuk qëndron. Libri pritet të dalë në shitje javën e ardhshme, edhe pse kopje të tij kanë rënë në dorë të agjencive të ndryshme, si “Associated Press”.











