Një pensioniste 73-vjeçare është bërë gruaja më e vjetër në botë që ka arritur të ngjisë malin Everest, duke thyer rekordin e saj të mëparshëm. Tamae Vatanabe nga Japonia ka arritur dje lartësinë 8.850 metra nga ana veriore e malit në Tibet, së bashku me katër anëtarë të tjerë të skuadrës së saj. Dhjetë vjet më parë, ajo u bë personi më i vjetër në botë që kapi majën e Everestit në moshën 63-vjeçare. Ang Tshering nga Shoqata e Alpinistëve në Nepal tha se të gjithë anëtarët e skuadrës së 73-vjeçares ishin mirë dhe kishin nisur rrugën e kthimit. Kushtet e motit që janë përmirësuar gjatë fundjavës, e kanë ndihmuar pensionisten dhe skuadrën e saj të avancojë drejt majës së malit. Personi më i vjetër që ka ngjitur Everestin është një nepalez, Min Bahadur Sherchan, i cili arriti majën e malit në vitin 2008 në moshën 76- vjeçare.











