Ka përfunduar llogaritja e pensionit për 194 ish-ushtarakë që përfitojnë nga ligji dhe për të cilët Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur tashmë përfitimin nga data 1 korrik. Gazeta boton sot listën me emrat e përfituesve, ku bëhen të ditura detajet lidhur me ish-ushtarakët që kanë aplikuar dhe llojin e pensionit që marrin. Përgjithësisht, pensionet e lidhura janë pensione suplementare pleqërie dhe të parakohshme, me kërkesë të të interesuarve. Sipas listës, e cila është e shoqëruar edhe me qytetin e përfituesve, pjesa më e madhe e emrave i përkasin Tiranës, por ka edhe përfitues nga Vlora, Elbasani, Berati, Durrësi apo Shkodra. Qytetarët përfitues u përkasin institucioneve të ndryshme që përfshin ligji. Lista përfshin emrat e atyre për të cilët llogaritja është bërë deri në fund të qershorit dhe që përfitimi është lidhur që në ditën e parë të korrikut.
Per te pare artikullin e plote klikoni mbi: PDF











