Ka përfunduar llogaritja e pensionit për 207 ish-ushtarakë që përfitojnë nga ligji dhe për të cilët Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur tashmë përfitimin. Gazeta boton sot listën me emrat e përfituesve, ku bëhen të ditura detajet lidhur me ish-ushtarakët që kanë aplikuar dhe llojin e pensionit që marrin. Përgjithësisht pensionet e lidhura janë pensione të parakohshme me kërkesë të të interesuarve dhe pensione pleqërie, kryesisht për banues të Tiranës dhe shumë pak të Elbasanit. Qytetarët përfitues u përkasin institucioneve të ndryshme që përfshin ligji. Lista përfshin emrat e atyre për të cilët llogaritja është bërë deri më datë 11 qershor, ndërkohë që nga ana e ISSH-së vijon puna për të lidhur pensionet e të tjera të ish-ushtarakëve që kanë aplikuar.
Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF











