Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar me llogaritjen dhe përcaktimin e masës së përfitimit edhe për 188 ish-ushtarakë. Gazeta publikon sot emrat e atyre që u është lidhur përfitimi që në datën 20 korrik dhe që mund ta tërheqin atë nga llogaritë e tyre. Pjesa më e madhe e përfitimeve janë pensione suplementare pleqërie dhe më pak pensione të parakohshme. Në listën e ISSH rezulton që përfituesit janë nga Tirana, Shkodra, Dibra, Berati, Gjirokastra, Korça. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ndërkohë është duke punuar për të lidhur përfitime të tjera të ish-ushtarakëve që përfitojnë sipas ligjit në fuqi.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).











