Pesë persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë penguar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme një ditë më parë në Komunën Shalë të Shkodrës.
Policia e Shkodrës njoftoi se janë arrestuar shtetasit Petrit Coli 39 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, komuna Rrethina Shkodër, i dënuar më parë, për veprën penale ” Vrasje me dashje në bashkëpunim”, Pëllumb Mollzati 38 vjeç, Prek Kodra, 35 vjeç, Kol Gjergji, 29 vjeç dhe Mirash Rrethatori, 33 vjeç, banues në fshatin Gimaj, komuna Shalë, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale ” Armbajtje pa leje”
Policia tha se arrestimi i tyre erdhi pasi ditën e djeshme në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materialet zgjedhore, grupe të ndryshme personash, (ku mes tyre jane identifikuar dhe 5 shtetasit e arrestuar), janë vërsulur në drejtim të Komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë, Shkodër.
Për pasojë, nga konfliktimi i simpatizantëve të PS-së dhe PD-së, zgjedhjet e pejsshme në Komunën Shalë u anulluan.
© Panorama.al











