Pengu i Kumbullës: Duhej të bënim më shumë faulle, Gjeorgjia është më e forta e grupit

Sep 11, 2024 | 7:33
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla mendon se me një lojë pak me më shumë faulle, Shqipëria do të kishte shmangur rreziqet e kundërsulmeve të Gjeorgjisë, e cila mundi kuqezinjtë me fitoren 1-0 në Tiranë.

kumbulla

“Të them të drejtën ndeshja ishte e vështirë dhe e kemi përgatitur kështu se e dinim se Gjeorgjia është e fortë shumë. Luajnë me kundërsulme, mbrojnë të gjithë mbrapa dhe nisen me Kvara dhe Mikautadze, janë sulmues shumë të fortë. Aty më mirë duhej të bënim faull se kur bën kundërsulme, fuallet janë shumë të mira. Por shohim para, besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë me Ukrainën që kemi marrë tre pikë, Gjeorgjia është ekipi më i fortë i grupit. Më vjen keq për tifozët se atmosfera ishte shumë e bukur, por të shohim para.

Jam shumë i lumtur sepse pas një viti e gjysmë të fundit nuk ishte shumë i thjeshtë për mua pas dëmtimit. Tani jam i lumtur se kam marrë minuta te Espanjol dhe këtu te Shqipëria më ka munguar pak Kombëtarja. Jam i lumtur për ndeshjen, por jo për rezultatin”, tha Kumbulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura