Pengmarrje në Gjermani, 5 persona të vdekur

Jul 4, 2012 | 14:00

KARLSRUHE- Pesë persona mbetën të vrarë këtë të mërkurë në Gjermani gjatë një pengmarrje. Pengamarrësi dhe pengjet e tij, të gjithë mbetën të vdekur, tha një zëdhënës i policisë gjermane.  Fillimisht policia njoftoi për katër viktima, por më pas gjatë kontrolleve në shtëpi, u gjet edhe trupi i pajetë i një gruaje, e cila ishte qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në qytetin verior të Gjermanisë, në Karlsruhe.

Mbeten ende të paqarta arsyet që kanë shkaktuar këtë situatë të rëndë. Kanë qenë banorët e apartamentit, që pasi kanë dëgjuar të shtënat e armëve kanë lajmëruar policinë. Banorët e zonës ndërkaq janë evakuuar për shkaqe sigurie. Më shumë se 200 oficerë policie, përfshirë edhe forcat speciale janë angazhuar në aksion.

© Panorama.al

Te lidhura