Pejiç te Al Faisal, zëvendëson Memellin

Jul 1, 2011 | 10:45

Pero Pejiç, pas “divorcit” me Tiranën, e ka gjetur menjëherë destinacionin e radhës. Kroati ka firmosur për dy vite me Al Faisal. Pejiç, i cili sezonin e fundit ka shënuar plot 14 gola me fanellën e Tiranës, pritet që të zëvendësojë Migen Memellin. Sulmuesi korçar është larguar së fundi nga kjo skuadër pasi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me një tjetër arabe, konkretisht me Al Tauan. Arritjen e marrëveshjes së Pejiçit me këtë skuadër e ka e ka pranuar vetë kroati, i cili në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se do të luajë për Al Faisal.

© Panorama.al

Te lidhura