PE: Qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë

Jun 15, 2011 | 20:06

BRUKSEL- Parlamenti Evropian në një deklaratë zyrtare pas përfundimit të takimit të tretë me deputetët shqiptarë, tha se nëse nuk zgjidhet kriza e tejzgjatur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së janë do të dëmtohen seriozisht, ndërsa ftoi qeverine dhe opoziten te gjejne sa me shpejt nje zgjidhje.

Në deklaratë thuhet se, “shprehim shqetësim të thellë për krizën politike që ndjek Shqipërinë që prej vitit 2009, nga zgjedhjet parlamentare dhe që vazhdon pas zgjedhjeve të majit 2011, dhe i bëjmë thirrje të dyja palëve, qeverisë dhe opozitës të bashkëpunojnë në gjetjen e një marrëveshjeje në kuadrin e institucioneve demokratike”

Deklarata thekson se destabiliteti afatgjatë politik ka dëmtuar rëndë pozitën ndërkombëtare dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve të shumta të Parlamentit Evropian, Komisionit, Këshillit të Evropës për të nxitur dialogun mes palëve.

Të dyja palët janë në gjendje të gjejnë një kompromis për hit të vendit dhe të qytetarëve të vendit, thuhet më tej në deklaratë.

Lidhur me momarrëveshjet e lindura pas numërimit të votave për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 8 majit,  anëtarët e Parlamentit Evropian theksojmë se Parlamenti Evropian nuk do të marrë anë në mosmarrëveshjet zgjedhore dhe do të mbetet neutral”, duke pritur nga ana tjetër, “zgjidhjen e çështjes në respekt të plotë të kuadrit ligjor dhe Kushtetutës së Shqipërisë dhe nëse është e nevojshme edhe nëpërmjet këshillimit me institucionet ndërkombëtare”

Nëse kriza nuk zgjidhet, vazhdon më tej deklarata, nuk përmbushen prioritetet kryesore te vendosur nga komisioni dhe nuk do të ketë progres institucional në një kohë të shkurtër, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së do të dëmtohen seriozisht.

BE është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për integrimin, shkruhet në vazhdim.

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë përshëndetur suksesin në procesin e liberalizimit të vizave, dhe kanë theksuar përgjegjësinë e qytetarëve shqiptarë për të mos abuzuar me mundësinë që u është dhënë, si dhe janë vlerësuar marrëdhëniet me fqinjët.

© Panorama.al

Te lidhura