TIRANE- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt deri në gjykimin e tij përfundimtar në fund të qershorit, ndërsa ka shprehur besim të plotë se Haradinaj do të lirohet përfundimisht nga të gjitha akuzat.
PDIU e ka konsideruar të vonuar këtë vendim dhete gjithe procesin si një goditje që u tentua t’i bëhej jo vetëm Haradinajt por në tërësi luftës së drejtë të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës.
“Ramush Haradinaj, sikurse edhe Fatmir Limaj, Hashim Thaçi dhe figurat e tjera kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë përbaltur qëllimisht dhe pa të drejtë përgjatë gjithë kësaj periudhe, si tentativë për të përbaltur UÇK-në dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës për çlirim.’- thuhet në reagimin e PDIU-së.











