PD vlerëson Kolegjin, akuzon PS-në për presion

Jun 9, 2011 | 17:28

Partia Demokratike ka shprehur vlerësimin e saj për zbardhjen e vendimit nga Kolegji Zgjedhor, duke akuzuar opozitën se ka ndërmarrë një fushatë presionesh politike për të influencuar Kolegjin.

Në një reagim zyrtar nga zyra e PD-së, pas deklaratës së juristit të PS-së, Damian Gjiknuri, i cili kundërshtoi disa argumenta të sjella nga Kolegji Zgjedhor, thuhet se Kolegji e zbardhi vendimin brenda afatit ligjor, dhe argumentet e arsyetimi ligjor dhe kushtetues që ka parashtruar dëshmojnë qartë se ky vendim është marrë mbi baza ligjore, dhe jo nën ndikimin e  presionit politik.

Partia Demokratike shprehet e bindur se vendimet duhet të merren bazuar ne ligj, dhe të pandikuara nga presioni politik.

PD solli edhe njëherë në vëmendjen e liderit të opozitës, Edi Rama pyetjet publike, duke shtuar se ende nuk kanë marrë një përgjigje; Pse nuk dëshironte z.Rama që cdo votë të numërohej? Perse nuk dëshironte z.Rama që zëri i qytetarëve të dëgjohej?

Selia blu falenderoi qytetarët për durimin që po tregojnë pas vonesave në shpalljen e rezultatit për Tiranën.

© Panorama.al

Te lidhura