
Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po përpiqet të ngadalësojë proçesin e heqjes së imunitetit, me qëllim bllokimin e integrimit të vendit në BE.
Në një prononcim për shtyp nga selia blu, zëdhënësja, Silvi Bardhi tha se pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtarë, Rama vazhdon të bllokojë procesin në përpjekje për përfitime vetjake.
“Z. Rama e bën këtë pasi ka përsëritur vazhdimisht se mbështet heqjen e imunitetit. Por fjalët e kota nuk kanë vlerë, veprimet janë ato që kanë vlerë. Ne e nxisim z.Rama të veprojë tani në mënyrë që integrimi i Shqipërisë të mos vihet në rrezik.”- thuhet në deklaratë
Sipas PD-së Rama po përpiqet të mbrojë dikë, pasi sipas saj, qytetarët e thjeshtë nuk e gëzojnë këtë lloj mbrojtje, dhe për rrjedhojë as klasa politike nuk mund t’a gëzojë.
PD ka dëshmuar edhe njëherë gadishmërinë e saj për heqjen e imunitetit, duke theksuar se, kjo nuk është çështje politike por thjesht është gjëja e duhur për t’u bërë
© Panorama.al











