TIRANE- Partia Demokratike ka perseritur sot thirrjen drejtuar PS-se dhe kreut te saj Edi Rama te votoje per heqjen e imunitetit me daten 6 gusht, duke ndjekur keshtu shembullin e se majtes sllovake, qe beri te njejten gje vetem pak dite me pare.
Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesja e PD-se, Silvi Bardhi ka ftuar Ramen te lejoje deputetet te votojne ne interes te shqiptarevbe dhe integrimit dhe te mos degjoje grupin e miliardereve te partise se tij.
“Partia Demokratike fton zotin Rama të ndjekë shembulin e të majtës sllovake dhe të votojë më 6 gusht heqjen e imunitetit. Rrëzimin e murit të korrupsionit e presin me padurim të gjithë qytetarët shqiptarë sepse ata duan barazinë para ligjit. Ata nuk duan që zyrtarët e lartë të mbrohen nga imuniteti për veprat penale” theksoi zëdhënësja.” tha zëdhënësja.











