TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar sërish sot duke e ftuar kreun e PS-së, Edi Rama të pranojë vendimin e institucioneve dhe të qytetarëve.
Zëdhënësja e PD-së, Jorida Tabaku, tha se Rama nuk pranon asnjë rezultat që e shpall atë humbës.
Ajo akuzoi atë për sulm ndaj Kolegjit Zgjedhor. Tabaku theksoi se këtij procesi tashmë i ka ardhur fundi dhe Rama duhet të pranojë zgjedhjen që kanë bërë qytetarët.
Sipas saj, kreu socialist po shkon përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, të cilët presin mbyllje sa më të shpejtë të procesit zgjedhor.
© Panorama.al











