PD: Rama, lot gëzimi për fatkeqësinë natyrore

Feb 14, 2012 | 15:01

TIRANE-  “Lot gezimi dhe ferkim duarsh nga kenaqesia per problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore e dëbora masive në mbarë vendin”. Me keto fjale PD, permes zedheneses se saj per shtyp ka reaguar ndaj deklarates se kreut te PS-se, Edi Rama ne mbledhjen e grupit te PS.

“Si në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, të përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë por edhe të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona”- tha zedhenesja Mustafaraj.

Sipas saj, PD i thotë Edi Ramës se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe përgatitjen për disfatën përfundimtare që meriton.

© Panorama.al

Te lidhura