PD:Rama i dëshpëruar,po mbyt zërin e qytetarëve

Jun 27, 2011 | 18:29

Partia Demokratike denoncoi sot përpjekjet e kreut socialist, Edi Rama për errësim të procesit zgjedhor dhe mbyjtje të zërit të qytetarëve.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj, nga selia blu tha se “nga dëshpërimi përballë humbjes, Rama po kërkon të mbysë jo vetëm zërat e atyre që hodhën votën gabimisht, por të të gjithë qytetarëve të tjerë”

“Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shpalos drejtpërdrejt në ekran”-tha ajo.

Sipas selisë blu, në rang vendi, në këto zgjedhje morën pjesë rreth 1milionë e 600 mijë qytetarë, duke theksuar se për të më i rëndësihëm është fakti që zëri i çdo qytetari u dëgjua.

“Rama e quan veprimin e KQZ të paligjshëm, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u urdhërua të numëronte dhe shqyrtonte votat nga Kolegji Zgjedhor, si rezultat i kërkesës ligjore që bëri vetë z.Rama”- tha Mustafaraj

 

© Panorama.al

Te lidhura