PD: Paketa e PS godet sistemin

Aug 30, 2012 | 11:28
Luçiano Boçi

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi dje se opozita ka për qëllim të bllokojë integrimin e vendit, duke mos miratuar në Kuvend ligjet e cilësuara si prioritet nga KE. Duke folur për çështjen e imunitetit, deputeti i PD-së theksoi se drafti është pranuar nga të dyja palët, por sipas Boçit ai mbahet peng për të goditur sistemin. “Në seancën e 6 gushtit, PD synoi ta kalojë përmes votimit çështjen imunitetit. Rama, sot e kësaj dite tund draftin që PD-ja e ka pranuar, sepse qëllimi kryesor i tij është bllokimi i ligjeve. Rama vazhdon të refuzojë, qëllimi i tij është mosmarrja e statusit. Fillimisht kishte problemin me caktimin e datës, më pas e modifikoi duke i shtuar pikat e tjera për të penguar ligjin për imunitetin, pasi është i diktuar nga këshilli miliarder. Ne nuk kemi pranuar kushtin e Ramës për ndryshime të tjera në Kushtetutë, sepse godet sistemin”, theksoi Boçi.

© Panorama.al

Te lidhura