TIRANE- Partia Demokratike tha sot se integrimi europian i Shqipërisë varet nga ligji dhe proceset demokratike dhe jo nga dëshirat politike apo presionet, e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Në një reagim menjëherë pas daljes para mediave të kreut të opozitës, Rama, zëdhënësja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se “Kolegji Zgjedhor ka folur dhe vendimi i KQZ ka qenë i ligjshëm, duke shtuar se tashmë këto ccështje janë të zgjidhura.
Më herët, kryesocialisti, Rama tha se komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për atë që po ndodh në Shqipëri, Tabaku iu përgjigj se “komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kërkuar të marrë vendime bazuar në ligj dhe jo në interesa politike”
Edhe në këtë reagim, PD i drejtoi Ramës pyetjet publike, se “ Përse nuk dëshironte z.Rama të numërohej cdo votë? Përse nuk dëshironte z.Rama të dëgjohej zëri i çdo qytetari?”
© Panorama.al











