PD, gati të rrëzojë paketën e PS

Sep 18, 2012 | 12:27

Nga mbledhja e keshillit te legjislacionit

Imuniteti dhe propozimet e socialistëve për ndryshimet kushtetuese në rendin e ditës.

Kuvendi, në kalendar ligjin për Gjykatën e Lartë.

Parlamenti pritet të miratojë sot me konsensus amendamentin kushtetues të kufizimit të imunitetit të zyrtarëve të lartë, pas një odiseje të gjatë diskutimesh dhe zvarritjesh. Ndërkohë që Partia Socialistët do të japë votën pro kufizimit imuniteteve, Partia Demokratike nga ana tjetër pritet të rrëzojnë paketën e ndryshimeve Kushtetuese të propozuara nga opozita. Në axhendën e Parlamentit, përveç votimit të nismës së kufizimit të imunitetit, është përfshirë edhe diskutimi i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga PS. Burime nga Parlamenti bëjnë të ditur se të dyja nismat ligjore do të hidhen në votim në fund të seancës, pas përfundimit të diskutimeve.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura