PD çon në Kolegj padinë për minibashkitë

Jul 6, 2011 | 10:01

Partia Demokratike ka depozituar dje në Kolegjin Zgjedhor padinë për 10 minibashkitë e Tiranës. KQZ-ja nuk arriti t’i ndajë mandatet për shkak se vendimi nuk mori pesë votat e nevojshme të anëtarëve. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji, tha në fillim të mbledhjes se në tabelat përfundimtare duhet të përfshihen të gjitha votat e hedhura në kutinë e gabuar. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, theksoi se vendimi është për ndarjen e mandateve, dhe jo për miratimin e tabelave, pasi këtë veprim më parë e kanë bërë KZAZ-të. Në këto kushte, sipas demokratëve, ndryshimi i tyre mund të bëhej vetëm me ankimim në KQZ. Nga 11 minibashki që ka Tirana, PD-ja ka fituar shtatë këshilla, ndërsa PS-ja katër.

© Panorama.al

Te lidhura