TIRANE- Shashke te radhes e akuza te genjeshterta i ka quajtur Partia Demokratike deklartatat e kreut te PS, Edi Rama per tentativen e blerjes se deputeteve socialiste nga kryeministri per votat e presidentit.
Permes nje konferenece per mediat, zëdhënësja e PD-së, i kerkoi kreut te opozites qe nese ka fakte per akuzat le t’i drejtohet prokurorise.
“Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e rradhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij. Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e rradhës e bazuar në mashtrim” tha ajo.











