Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur kryesinë e re. Ky forum i demokratëve është zgjedhur për herë të fundit përpara zgjedhjeve të vitit 2005 dhe prej atëherë nuk ka pasur asnjë votim tjetër. Sipas statutit të Partisë Demokratike, është kryetari i partisë ai që ka të drejtë të propozojë një listë me rreth 40 emra që do t’i paraqiten Këshillit Kombëtar për të zgjidhur 25 emra. Në mbledhjen e sotme nuk do të ketë zgjedhje për postet e dy nënkryetarëve, sekretarit të Përgjithshëm dhe Sekretariatin e partisë, të cilat pritet të mbahen në një moment të dytë. “Këshilli Kombëtar zgjedh nëpërmjet anëtarëve të tij të dalë nga Kuvendi me votim të fshehtë 25 anëtarët e kryesisë së partisë, nga një listë ku numri i kandidatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 30 për qind. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja”, thuhet në pikën 2 të nenit 37 të statutit të PD-së. Në të njëjtën kohë, statuti parashikon se 1/10 e këshillit mund të propozojë kandidatë për në kryesi, por deri dje në mbrëmje nuk ka pasur asnjë propozim. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka gjithsej 144 anëtarë, ndërkohë që sot është e sigurt vetëm mungesa e ish-kryetarit të PD-së, Eduard Selami. Anëtarët do të votojnë në një fletë votimi me rreth 40 kandidatë, nga të cilët do të zgjedhin jo më pak se 14 emra, dhe jo më shumë se 25. Në listën e kandidatëve pritet të jenë emrat e 20 anëtarëve aktualë të Kryesisë dhe pjesa tjetër janë anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë apo edhe zv. ministra. Ndërkohë, kanë humbur të drejtën për të kandidatuar gjashtë anëtarë të kryesisë së vjetër, të cilët nuk u zgjodhën në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Mbledhja e sotme do të nisë me analizën e zgjedhjeve të 8 majit, ku teza kryesore e demokratëve do të jetë fitorja ne rang kombetar me 140 mije vota me shume se “Aleanca per te ardhmen”.
Kandidatët për anëtarë të Kryesisë
— Sali Berisha
— Lulzim Basha
— Jozefina Topalli
— Astrit Patozi
— Ridvan Bode
— Ilir Rusmali
— Sokol Olldashi
— Fatos Beja
— Genc Ruli
— Edi Paloka
— Bujar Nishani
— Edmond Spaho
— Marjeta Zaçe
— Aldo Bumçi
— Majlinda Bregu
— Flamur Noka
— Leonard Demi
— Albana Vokshi
— Gert Bogdani
— Jorida Tabaku
— Zana Turku
— Ardian Turku
— Alfred Rrushaj
— Ferdinand Poni
— Shaban Memia
— Mesila Doda
— Njazi Kosovrasti
— Dhori Kule
— Arben Imami
— Besnik Mustafaj
— Edit Harxhi
— Enkelejd Alibeaj
— Genc Pollo
— Myqerem Tafaj
— Spiro Ksera
— Rajmonda Bulku
— Eduard Ypi
— Eduard Halimi
— Gazmend Oketa
— Oerd Bylykbashi
— Florjon Mima
— Tritan Shehu
— Adriana Gjonaj
— Paulina Hoti
— Ledina Aliolli
© Panorama.al











