Pavarësia, Thaçi dhe Mustafa sot në Tiranë

Feb 17, 2012 | 9:13

TIRANE- Kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe kreu i PDK-së dhe i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi Ditën e Pavarësisë së vendit do ta kalojnë në Tiranë.

Zyrtarë nga kabineti i kryeministrit Thaçi kanë bërë të ditur se Thaçi nesër do të bëjë përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë.

Kreu i Prishtinës, ndërkaq, do të marrë pjesë në ceremoninë që e organizon Bashkia e Tiranës me rastin e emërtimit të një rruge të kryeqytetit shqiptar me emrin “Ibrahim Rugova”.

 

© Panorama.al

Te lidhura