
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti i ka percjelle urimet per 236 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve, sekretares amerikane të shtetit znj. Hillari Klinton.
Në një mesazh drejtuar zonjës Klinton, Ministri Panariti dërgoi urimet me të sinqerta për këtë ditë të shënuar për popullin amerikan.
“Qeveria Shqiptare e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga administrata amerikane dhe personalisht nga zonja Klinton për reformat në Shqipëri”- theksohet ne mesazh.
Sipas ministrit te ri te Jashtem, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë, dhe shqiptarët janë krenarë të qëndrojnë krahë për krahë SHBA-ve, si miq dhe partnerë në promovimin e demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit.
“Falë përpjekjeve të përbashkëta, hapa të rëndësisshme janë marrë dhe në forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan”- mbyllet mesazhi i urimit.
© Panorama.al











