“Liria e medias, gur themeli në programin tonë”

May 2, 2012 | 16:27
Foto ilustruse nga tryezat e PS-se

TIRANE- Partia Socialiste ka thirrur një tryezë në qendër të së cilës  ka qenë situata e medias sot dhe çfarë parashikon të bëjë PS-së në programin e saj për një “Rilindje Shqiptare”.

Ndryshe nga tryezat e tjera kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ku ndër të tjera tha se PS do të propozojë një “Freedom Information Act” që parashikon akses të menjëhershëm të gazetarëve në çdo dokument zyrtarë të çdo dikasteri dhe agjencia shtetërore.

Kreu i PS-së tha se guri i themelit të programit tonë në raport me median shqiptare do të jetë dhënia fund e çdo presioni qeveritarë, të cfarëdo natyre dhe cfarëdo ekrani, që ka për qëllim deformimin e vijës editoriale.

“Kjo do të vendoset në themel të punës, qysh në ditën e parë të qeverisjes socialiste.”- tha kryesocialisti.

© Panorama.al

Te lidhura