TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi ka akuzuar opozitën si bllokuese të reformave dhe heqjes së imunitetit.
Nga foltorja e Kuvendit, Patozi ka thënë se vendi ka shënuar progres të pandalshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që e vetmja që nuk ka ndryshuar sipas tij është PS-ja.
“Ne e kemi në dorë vetë historinë tonë. Burrat e shtetit në kohët moderne merrem me çështje të mëdha, nënshkruajnë dhe votojnë, por Edi Rama nuk ka për të qenë ndonjëherë burrë shteti. 6 gushti është për PS një ditë turpi, por mund ta ndreqni, ta votojmë që tani heqjen e imunitetit”- tha Patozi, duke shtuar se opozita ‘Shpirtin e jep, por imunitetin nuk e heq”.
Ai i ka quajtur paçavure për të bllokuar statusin përpjekjet dhe amendamentet e PS.
“Nuk kemi ndërmend t’i miratojmë paçavuret e depozituara. Kjo nuk është çështje dëshire dhe vullnet i munguar, kjo është mënyra e vetme e tyre për zvarritjen e reformave, thjesht mënyrë e trashë për të bllokuar statusin”, nënvizoi Patozi.
© Panorama.al











