
Deputetë, gjyqtarë, prokurorë e tatimorë deklarojnë 9.7 milionë USD hua.
ILDKP: Për disa raste dyshojmë për fshehje pasurie.
Më shumë se 5 për qind e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë pranë ILDKP-së, kanë marrë shuma të mëdha borxhesh nga persona të tretë.
Nga një investigim rreth 3-mujor i gazetës mbi një kampion të pasurive të zyrtarëve, të deklaruara në tetë vitet e krijimit të këtij institucioni, publikohet sot pjesa e parë e listës me 276 zyrtarë që kanë marrë borxh nga një milion lekë deri në 37 milionë lekë. Në total, vlera e marrë borxh nga këta zyrtarë llogaritet në 9.7 milionë dollarë. Shumat e deklaruara jo të gjitha janë në lekë, por gazeta, për t’u ardhur në ndihmë lexuesve, i ka konvertuar ato në rastet kur kanë qenë në euro ose dollarë, në monedhën vendase. Në krye të listës qëndrojnë punonjësit e Tatimeve dhe gjyqtarët. Sipas të dhënave të marra nga Inspektorati rezulton se në listë janë 53 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe 51 gjyqtarë, ku përfshihen edhe kancelarë, dhe në një rast, vajza e një gjyqtari. Në listën e publikuar rezulton gjithashtu se 27 nga zyrtarët që kanë deklaruar se në tetë vitet e fundit kanë marrë borxhe janë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. I njëjti numër është edhe për prokurorët. Vitet e fundit kanë marrë borxh edhe disa zyrtarë nga ministritë, Kryeministria dhe ambasadorë të Shqipërisë në disa vende të huaja. Në listë bëjnë pjesë edhe 9 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe një kryetar bashkie.
Politikanët
Nga të dhënat e marra nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurive rezulton se një ministër ka deklaruar se ka marrë lekë borxh gjatë këtyre viteve. Ai është ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili ka marrë 1.4 milion lekë hua. Në listë janë gjithashtu gjashtë deputetë: Selami Xhepa, Florjon Mima, Lefter Maliqi, Edmond Spaho të PD-së dhe Pirro Lutaj i PS-së. Zv.ministrat që kanë marrë borxh janë Arian Starova, Suzana Turku dhe Zana Xhuka, ndërkohë që edhe ish-ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, ka deklaruar marrjen e 2.7 milionë lekëve borxh. Pak javë më parë, kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, foli për “fenomenin” e deklarimit të huave nga zyrtarë të niveleve të ndryshme, ku mbizotëronin funksionarë të sistemit të drejtësisë (gjyqtarë e prokurorë). I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, zëdhënësi i këtij institucioni, Albi Serani, tha se “për ILDKP-në, deklarimi i huamarrjes në shuma të mëdha, pa interes dhe me afate kohore shlyerjeje shumë të gjata, krijon dyshime të arsyeshme se deklarimi i huave në disa raste mund të jetë mënyrë për të justifikuar pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme”.
Zyrtarët që kanë marrë borxhe
171 zyrtarë të administratës27 punonjës të Doganave
53 punonjës të Tatimeve
43 punonjës të Kryeministrisë dhe ministrive
48 punonjës të institucioneve të tjera
27 prokurorë
51 gjyqtarë (përfshi edhe punonjës të gjykatave)
6 ambasadorë
9 zyrtarë të Policisë së Shtetit
6 deputetë
3 zv.ministra
1 ish-ministër
1 ministër
1 kryetar bashkie
Deklaratat e 2012
Deklarimet e zyrtarëve të administratës që kanë marrë hua nga persona të tretë janë kontrolluar deri në vitin 2011. Në investigimin e gazetës nuk janë përfshirë deklaratat e vitit 2012, të cilat gjatë kohës së kontrollit të pasurive nuk ishin depozituar akoma pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive. Rreth 4500 zyrtarë të të gjitha kategorive kanë detyrimin që çdo vit të paraqesin pranë ILDKP-së detajimin e të ardhurave dhe shpenzimeve që kanë bërë gjatë një viti kalendarik.
Ndryshimet në Kodin Penal
Në mars 2012 u miratuan në Parlament amendimet në Kodin Penal, ndër të tjera edhe një propozim i ILDKP-së. Ligji “Për deklarimin e pasurive” parashikon se, me kërkesë të inspektorit të Përgjithshëm, kur vlerësohet e nevojshme prej këtij të fundit për kontroll më të hollësishëm të deklaratave të zyrtarëve, qytetarët që kanë lidhje interesash pasurore me zyrtarët duhet të bëjnë “deklarim të pasurisë së tyre me kërkesë”.
Sanksionet për deklarimet
Sipas ndryshimit të fundit të miratuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të Kodit Penal, nëse qytetarët, të cilëve u kërkohet të bëjnë “deklarim me kërkesë” për shkak të lidhjeve me zyrtarët, refuzojnë të deklarojnë pasurinë e tyre, atëherë ndaj tyre bëhet kallëzim penal për “refuzim për deklarim”. Gjithashtu, edhe nëse nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre, ndaj këtyre qytetarëve zbatohen sanksionet e Kodit Penal.
Propozimet e ILDKP-së
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është në pritje të amendimeve të dy ligjeve mbi të cilat funksionon: ligjit “Për deklarimin e pasurive…” dhe ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave…”. Këto amendime, të propozuara nga ILDKP, synojnë forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve investiguese institucionale, duke krijuar në këtë mënyrë një legjislacion më solid për ndëshkimin e korrupsionit në administratën publike.
De k l a r i m i i p a s u r i v e
B o r x h e t
Subjekti Institucioni Funksioni Shuma(në lekë)
RAMADAN NDREAJ MPPT Drejtor 27,666,000
AGRON MEÇE AKBN Shef 18,000,000
INDRIT BANKA Banka e Shqipërisë Drejtor 17,670,200
ARMANDO CIBUKU Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 16,272,018
VEXHI MUÇMATAJ Prokuroria Rrethit Prokuror 13,906,001
DRITAN ÇEKANI Drejtoria Doganave Specialist 13,796,000
MYRVETE PAZAJ Ministria Mjedisit Ish-Sekretar i Pergjith. 9,156,950
EMILIANO RULI Gjykata Rrethit Gjyqtar 9,000,000
ADRIANA SOLIS Kuvendi i Shqiperisë Ish-Këshilltar 8,677,020
MUZLI SHALA Ministria e Brëndshme Drejtor 8,673,125
RASIM DODA Gjykata Rrethit Kryetar 8,598,240
BESA NIKEHASANI Prokuroria Apelit Prokuror Apeli 8,326,200
IRENA HOXHA Gjykata Rrethit Gjyqtar 8,326,200
MUHAREM STOJKU KESH Ish- Drejtor i Përgjithshëm 8,320,919
HASAN HALILI Prefektura Ish-Prefekt 8,277,600
GEZIM ÇEKREZI Ministria e Brëndshme Drejtor Drejtorie 8,200,000
ANISA DIZDARI Vajza e An te Gj. Larte Gani Dizdari Familjar 7,741,960
ALAUDIN MALAJ Gjykata Apelit Gjyqtar Apeli 7,621,067
TOMOR HALILAJ Këshilli i Ministrave Drejtor 7,286,951
LEONARD STRATAJ Gjykata e Lartë Ndihmes ligjor 6,898,000
ELONA STAVRI (TORO) Gjykata Rrethit Gjyqtar 6,761,800
FERIT HOXHA Ministria e Jashtme Ambasador 6,754,000
ELONA ALIAJ Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 6,690,000
KUDUSI SHAHU Prokuroria Rrethit Prokuror Rrethi 6,638,800
AGUSTIN GJONAJ Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 6,564,050
ILIR RUSTEMI Drejtoria Doganave Doganier C2 6,408,970
ROVENA MUZHAQI Ministria e Brëndshme Drejtor 6,240,000
ARTAN CUKU D.P. Policise Shtetit Zv/Drejtor 6,190,000
MUHARREM KAJOLLI Ministria Mjedisit Këshilltar 6,190,000
FISNIK KRUJA AKSHI Drejtor IT 6,133,634
VLASH DEDA Drejtoria Doganave Specialist C1 6,089,000
KOZETA DECE Drejtoria Doganave Ekonomiste 6,038,460
ARBEN ZAIMI Drejtoria Tatimeve Drejtor Drejtorie 5,766,180
GURALI BRAHIMLLARI Gj. Krimeve të Rënda Gjyqtar 5,731,800
MIMOZA AGOLLI Ministria e Arsimit Drejtor 5,575,408
LUAN MUÇAJ Qark Ish-Kryetar i Kesh. Qarkut 5,518,400
SHEMSI PRENÇI D.P. Policise Shtetit Ish-Drejtor 5,461,500
SHYQYRIE RECI Drejtoria Tatimeve Pergjegjes 5,375,000
VIKTOR HYSAJ Ministria e Brëndshme Drejtor 5,259,200
NOVRUZ DULEMATI Drejtoria Doganave Doganier A/K 5,242,480
ALBERT BERXOLLI Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 5,200,000
PETRIT HYSA Prokuroria Rrethit Prokuror Rrethi 5,077,850
ARDIT HYSA Ministria e Drejtësisë Drejtor 5,005,400
DANIEL SHANDRO MPPT Drejtor Drejtorie 5,000,000
FATOS BUNDO MTKRS Drejtor 5,000,000
MARLIND MYFTIU Kuvendi Sekretar i Pergjithshem 5,000,000
MERIBAN MULLAJ Gjykata Apelit Gjyqtar Apeli 5,000,000
REXHINA MERLIKA Gjykata Rrethit Gjyqtar 5,000,000
GEZIM CENGU Drejtoria Doganave Pergjegjes sektori 4,948,480
ALTIN SHKURTI Gjykata Rrethit Gjyqtar 4,865,340
ATHINA AHMETI Drejtoria Doganave Doganier C3 4,856,950
TONIN TOMA Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 4,814,869
NAIM OSMANAJ D.P. Policise Shtetit Shef Komisariati 4,787,222
SAJMIR HOXHA Ministria Mjedisit Drejtor 4,687,650
LINDITA MILO Autoriteti Konkurrencës Kryetar 4,664,019
PLATIN ALIÇKA Prokuroria Rrethit Prokuror 4,638,800
MUSA GERGJARI Gjykata Apelit Gjyqtar 4,536,500
ANTONIETA LULI Ministria e Arsimit Sekretar i Pergjithshem 4,476,000
MURAT MEHMETI Minstria Punes Sekretar i Pergjithshem 4,414,720
FJORALBA QINAMI Gjykata Rrethit Gjyqtar 4,324,450
AJET VOKSHI Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 4,301,870
GJOVALIN PRENGA Këshilli i Ministrave Drejtor Marr. me Publikun 4,200,000
GJERGJ GOXHI Ministria e Shëndetësisë Drejtor Drejtorie 4,163,100
LULJETA BILLA Drejtoria Doganave Doganier 4,163,100
DURIM KRAJA METE Ish-Sekretar i Pergjith. 4,138,800
SHILDA KAMBERI(HASANAJ) Drejtoria Tatimeve Pergjegjes sektori 4,138,800
VEHBI BUSHATI D.P. Policise Shtetit Këshilltar 4,096,250
MUSTAFA GANXO Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 4,022,300
SELAM XHEPA Kuvendi Deputet 4,005,258
ARMAND GURAKUQI Prokuroria Rrethit Prokuror Rrethi 4,000,000
AGRON VAVLA Gjykata Rrethit Gjyqtar 3,996,576
MIMOZA MELA Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 3,961,600
SHPETIM BAJRAMI Drejtoria Tatimeve Oficer 3,900,000
MARJANA KURETA AKEP Drejtor 3,837,272
AGIM BUFI Drejtoria Doganave Doganier 3,799,418
ALFONS NIKAJ Drejtoria Doganave Doganier C1 3,750,000
SAIMIR SHEHRI Gjykata e Lartë Drejtor Kabineti 3,714,000
ALUSH DRAGOSHI Prokuroria e Përgjithshme Prokuror i Prok.Pergj. 3,700,000
HALIM SELIVRADA Drejtoria Tatimeve Pergjegjes sektori 3,700,000
LULEZIM KODRA Ministria e Drejtësisë Zv/Drejtor i Përgjithshëm 3,653,400
NIKOLLE VATNIKAJ D.P. Policise Shtetit Shef Komisariati 3,653,400
FATBARDHA I HEBOVIJA AMF Drejtor Drejtorie 3,638,050
IDRIZ KONJARI Ministria e Mbrojtjes Drejtor 3,537,190
SULEJMAN KURTI Gjykata Rrethit Gjyqtar 3,531,550
NDUE GJELAJ Gjykata e Lartë Ndihmes ligjor 3,500,000
AREFI ABESHI Drejtoria Doganave Doganier 3,484,625
FERDINANT GJETA D.P. Policise Shtetit Zv/Drejtor 3,469,250
QANI HASA Gjykata Rrethit Gjyqtar 3,469,250
RIZA PODA Avokati i Popullit Komisioner 3,469,250
SAIMIR DOGJANI Zyra e Përmbarimit Permbarues 3,467,800
ROLAND VOLAJ Drejtoria Doganave Doganier C2 3,449,000
IRENA BRAHIMI Gjykata Apelit Gjyqtar Apeli 3,372,111
MELIHA KUKAJ Gjykata Rrethit Kancelar 3,366,224
ERGYS SELMANI Gjykata Rrethit Gjyqtar 3,330,480
ZAIDE HAZIRAJ Drejtoria Tatimeve Specialist 3,330,480
ANILA GALANXHI Prokuroria Rrethit Prokuror Rrethi 3,316,603
GORDANA SUDAR(BELLA) Ministria e Bujqësisë Drejtor 3,250,219
ASTRIT SHEMA Gjykata Rrethit Kryetar 3,249,993
ALMA KOÇOLLARI Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 3,224,459
GASPER KOKA Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 3,166,280
ARDIAN KOLLOZI ALUIZNI Drejtor i Pergjithshem 3,095,000
HAKI MUSTAFA Bashki Kryetar Nj.Bashkiake Nr.11 3,095,000
GEZIM DAIJA Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 3,089,216
PERPARIM LLAHA Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 3,050,000
LEFTERI GJONDEDAJ Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 3,035,120
ARMAND TARTARI Ministria e Mbrojtjes Drejtor 3,011,375
ALUSH BUNGURI D.P. Policise Shtetit Shef Komisariati 3,000,000
ANASTAS KOTE Zyra e Përmbarimit Permbarues 3,000,000
BASHKIM SHEHU MTKRS Sekretar i Pergjithshem 3,000,000
ERALD THEMELI Banka e Shqipërisë Drejtor 3,000,000
ERMIRA TAFANI Prokuroria Rrethit Prokuror Rrethi 3,000,000
FLORJON MIMA Kuvendi Deputet 3,000,000
ARBEN KAU Drejtoria Tatimeve Ish-Drejtor Drejtorie 2,959,173
ZHULJEN LELAJ Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,897,160
KRESHNIK BOZHO MPPT Ish-Drejtor i Përgjithshëm 2,870,400
ELONA GURABARDHI Ministria e Drejtësisë Drejtor Drejtorie 2,800,000
NDRIÇIM HYSA Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,800,000
SUZANA TURKU MTKRS Zv/Minister 2,783,646
ARBEN PRASTA AKEP Drejtor 2,775,400
BESART KAÇKINI Gjykata Rrethit Gjyqtar 2,775,400
DENIS SHABANI Drejtoria Doganave Specialist 2,775,400
DHURATA BALLA Gjykata Rrethit Gjyqtar 2,775,400
SHAHIN PASHA Prokuroria Rrethit Prokuror 2,775,400
RAIMONDA DOKO Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,767,300
ELVIS HAJDERLLI Drejtoria Doganave Doganier 2,759,200
FERDINAND XHAFERRAJ MTKRS Ish-Ministër 2,759,200
DHIMITËR LARA Apeli Krimeve të Renda Gjyqtar 2,714,000
XHEVDET USHE Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,622,380
HYSNI DEMIRAJ Gjykata Apelit Gjyqtar 2,600,000
HYSEN ÇIBUKU Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,599,800
GJIN NIKLEKAJ Prokuroria Rrethit Prokuror Rrethi 2,569,400
ADNAND XHELILI Prokuroria Rrethit Prokuror 2,500,000
EDLIRA VASHA Avokatura e Shtetit Avokat shteti 2,500,000
ENERJETA SHEHAJ Gjykata Rrethit Gjyqtar 2,500,000
ENTELA PRIFTI Gjykata Apelit Gjyqtar Apeli 2,500,000
KUJTIM BASHA Prokuroria Rrethit Prokuror 2,500,000
PETRIT TARE Ujesjelles-Kanalizime Drejtor 2,500,000
VASKE LIGORI Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,500,000
SAIMIR KADIU Ministria e Shëndetësisë Drejtor 2,497,860
VIOLLCA SHANO Drejtoria Tatimeve Specialist 2,487,888
MAHMUT CALI Drejtoria Doganave Inspektor/e 2,477,000
MIMOZA AHMETAJ Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,476,000
ALQI PANO Drejtoria Tatimeve Inspektor/e 2,451,600
ALTIN KODRA Ministria e Jashtme Ambasador 2,435,600
LEFTER MALIQI Kuvendi Deputet 2,421,900
PIRO LUTAJ Kuvendi Deputet 2,316,000
BRUNILDA ZENELI(HYKA) Këshilli i Ministrave Inspektor/e 2,300,000
HELENA VAKO Ministria e Financave Drejtor Kabineti 2,220,320
ZIJA LIKA Drejtoria Doganave Drejtor Drejtorie 2,201,201
PETRIT ALIAJ Gjykata Rrethit Gjyqtar 2,197,750
vijon nesër
ADI SHKEMBI
© Panorama.al











