
Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, Filip Riker po vazhdon ndalesën e tij në Shqipëri, ndërsa nga e hëna pritet të jetë në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku thuhet se Riker do të takohet të hënën në Prishtinë me udhëheqësit më të lartë politik të Kosovës.
Zyrtari i lartë amerikan, që vjen në Prishtinë, në ditën kur zyrtarisht Grupi Drejtues Ndërkombëtar pritet të përfundojë mbikëqyrjen ndërkombëtare ndaj pavarësisë, do të takojë së pari kryeminsitrin Hashim Thaçi e më pas edhe presidenten Atifete Jahjaga.
Riker ka vizituar Kosovën edhe në fillim të këtij viti, ndërsa në deklarimet e tij publike, i ka bërë thirrje vazhdimisht Serbisë që ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë.











