Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar dje strukturat socialiste dhe të zgjedhurit vendorë në Kavajë pas sherrit të dy ditëve më parë në asamblenë e rrethit. Në adresën e tij në Facebook, Braçe, përmes një ëndrre, i kujton socialistëve se nuk duhet të merren me njëri-tjetrin, por me qeverinë dhe me punët e saj, siç është rasti i rrugës Plepa-Rrogozhinë. “Po ëndërroja sikur: Kryetari i Bashkisë së Kavajës; kryetarët e komunave që drejtojnë socialistët në Kavajë; kryetari i PS së rrethit, socialistë e popull në tërësi; deputeti i Kavajës në krye kishin dalë në rrugën kombëtare Plepa-Rrogozhinë e po protestonin mbi një rrugë që ka plot 4 vite që ka nisur dhe nuk përfundon, ku nuk punohet e ku kompanitë e kontraktuara kanë lidhje politike…
(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)











