Pas Rusisë, gjobë për Gjermaninë e Portugalinë

Jun 14, 2012 | 19:01
Nga ndeshja, Gjermani- Portugali

Pas Rusisë, UEFA tha se ka gjobitur Gjermaninë me një shifër prej 10 mijë eurosh, pasi tifozët e saj kanë hedhur fishekzjarre në fushë gjatë ndeshjes me Portugalinë.

Portugalia po ashtu ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh për shkak se u vonua të dilte në fushën e lojës, para fillimit të pjesës së dytë të  ndeshjes së Grupit B në Lviv.

Ndeshja u fitua nga Gjermani me rezultatin e ngushtë 1-0.

Gjoba ndaj Federatës Gjermane të Futbollit duket e vogël në krahasim me atë që mori Federata Ruse e Futbollit, 120 mijë euro, për shkak të incidenteve me fishekzjarre dhe përleshjeve të shkaktuara nga tifozët rusë.

© Panorama.al

Te lidhura