Problemet me zemrën kanë bërë që mesfushori shqiptar, Jurgen Gjasula, të ndërpresë stërvitjet për disa muaj, ndërsa kardiologët kanë konstatuar se futbollisti i njohur ka mundësinë që përsëri të fillojë futbollin. Këtë lajm e kishte konfirmuar Ivica Gërlic, drejtori sportiv i ekipit Duisburg, duke thënë se është e vështirë për të treguar nëse Gjasula mund të kthehet sërish në stërvitje. Për 12 javë Jurgen Gjasula duhet të pushojë dhe të relaksohet për të evituar problemet që ka me zemrën, ndërsa futbollisti i njohur shqiptar ka preferuar që për këtë pushim të zgjedhë bregdetin shqiptar, duke treguar edhe trupin e tij në formë.
Ai është lojtar i rregullt i Duisburgut, me kontratë deri në vitin 2013, por rritja e punës së tij do të vazhdojë ngadalë, ndërsa Jurgeni gjatë gjithë kësaj kohe do të pushojë në Shqipëri. Në profilin e tij në Facebook, Gjasula ka postuar disa foto në të cilat shihet duke u relaksuar në bregdetin shqiptar e duke mos menduar për futbollin, të paktën për një kohë. Ai për momentin konsiderohet si një nga meshkujt më të pashëm shqiptarë, krahas atyre të cilët tashmë kanë bërë emër…











