Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Brenda marrëdhënies së ish-banorëve të BBV, si gazetarja nuk u pranua nga familja e këngëtarit

Oct 26, 2024 | 11:59
SHPËRNDAJE

Vetëm javën e shkuar, shkruam për marrëdhënien e vështirë që Ilnisa dhe Meritoni kishin hasur me familjarët e këtij të fundit. Por teksa prisnim që raportet të sistemoheshin, duket se problemet kanë nisur edhe për vetë çiftin.

ilnisa agolli meriton mjekiqi10

Ajo që ditët e fundit po vihet re gjithmonë e më shumë është pikërisht mungesa e këtij çifti në praninë e njëri-tjetrit. Thuhet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize, ku gjithnjë e më shpesh po përflitet për një ndarje.

ilnisa agolli meriton mjekiqi2

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre. Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë. Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale.

ilnisa agolli meriton mjekiqi3

Miqtë e afërt nuk dinë të thonë se çfarë ka ndodhur mes këtij çifti, duke ngritur dyshimet se, në fakt, edhe dyshja është duke bërë gjithçka për famë, ashtu si edhe përflitet se ka ndodhur me Heidin dhe Romeon.

ilnisa agolli meriton mjekiqi5

Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

ilnisa agolli meriton mjekiqi9

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit.

ilnisa agolli meriton mjekiqi7

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

ilnisa agolli meriton mjekiqi8

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

ilnisa-dhe-meritoni-1-2

Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

ilnisa agolli meriton mjekiqi4

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në Instagram dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi5-e1716974848540

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

ilnisa-dhe-meritoni-2-2 ilnisa agolli meriton mjekiqi (2) ilnisa agolli meriton mjekiqi (1) meriton mjekiqi ilnisa agolli ilnisa meriton ilnisa meriton2 ilnisa meriton3 rike roci meriton mjekiqi3 ilnisa agolli meriton mjekiqi ilnisa agolli meriton mjekiqi3 meriton ilnisa big brother (1) ilnisa agolli meriton mjekiqi4 ilnisa agolli meriton mjekiqi ilnisa agolli meriton mjekiqi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura