Pas ndarjes nga i fejuari, Argjentina Ramosaj shijon pushimet në jaht

Aug 5, 2012 | 13:27

Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj, pas ndarjes nga i fejuari Valoni, siç duket dëshiron të shpërthejë në karrierë, si dhe po preferon të shijojë jetën e saj si beqare. Kur ishte në lidhje me Valonin, ajo rrallëherë, ose të themi asnjëherë, nuk kishte shijuar jetën e natës nëpër Pub-et e Prishtinës apo Tiranës. Ato kohë ajo gjithmonë shihej në shoqërinë e të fejuarit, larg miqve. Ndoshta edhe këto kanë qenë shkaqet të cilat kanë detyruar këngëtaren të largohet nga lidhja disavjeçare dhe të vazhdojë jetën e saj si ”single lady”. Kështu, Argjentina një javë më parë është parë teksa argëtohej në një Pub të Prishtinës, me disa miq të saj. Ndërkohë, pritet që të depërtojë si këngëtare edhe në Holandë, pas disa projekteve që ka realizuar atje, por akoma nuk i ka lançuar. Këngëtarja u takua edhe me kryebashkiakun e Tiranës, z. Lulzim Basha, takim ky që u komentua shumë nëpër media, ndërsa fundjavën që kaloi ajo e kishte rezervuar për veten e saj. Kishte mbledhur së bashku të gjithë miqtë dhe ishin nisur për në Dhërmi, për disa ditë pushimi dhe relaksi. Këngëtarja e njohur është argëtuar pa fund, e duke shfrytëzuar rastin të zbulojë edhe linjat seksi që ka patur gjithmonë. Argjenitina ka hipur në një jaht luksoz, ku dhe është fotografuar nga paparaci ynë. Gjithashtu afër saj ka qenë dhe një djalë, lidhja me të cilin është e panjohur për ne.
[portfolio_slideshow]

© Panorama.al

Te lidhura