Pas ndarjes nga e fejuara, Lyrical Son shijon pushimet me miqtë

Aug 12, 2012 | 17:27

Është aktiv në skenën e repit dhe hip-hopit që nga viti 1999, ndërsa së shpejti feston edhe 15-vjetorin në skenën shqiptare. Festim Arifi, talenti i hip-hopit vazhdon të bëjë revolucion në skenën kosovare duke realizuar projekte interesante, në të cilat trajtohen tema të prekshme dhe sociale. Festimi apo, siç njihet ndryshe me emrin e artit Lyrical Son (28-vjeçar), e filloi punën e tij me produksionin e Genc Prelvukajt, ndërsa tani së bashku me Mc Kreshën janë pjesë e labelit P.I.N.T. Në Prishtinë flitet se Lyrical Son është ndarë nga e fejuara e tij, gjë që e konfirmon edhe gjatë një interviste dhënë në një televizion të Kosovës, ku ka deklaruar se nuk ka ndonjë histori dashurie dhe në emër të dashurisë nuk mund të lërë profesionin. Ai madje po shijon pushimet me miqtë e tij pas koncerteve të shumta që ka mbajtur nëpër Kosovë e Ulqin.

Kujt ke pasur dëshirë t’i ngjash kur ke qenë i vogël?

Babait tim.

Historia më e bukur e dashurisë?

Nuk kam.

Çfarë do kishe ndryshuar te vetja po të kishe një shkop
magjik?
Shumë gjëra…

A ke menduar ndonjëherë për vetëvrasje?
Uee…
Çfarë të ka mësuar jeta?
Të gjitha, të bukurat, faleminderit prej Zotit për gjithçka
kam.
A beson në Zot?
Po.
Cili zhanër që dëgjon në radio të jep dhembje koke?
Tallava.
Në cilën periudhë të jetës do kishe dashur të ishe?
Në këtë që jam…
Për çfarë ke nevojë tani?
Për qetësi.
Në emër të dashurisë, a do mund ta lije profesionin
tënd?
Profesionin e lë, por jo muzikën.
A beson që një ditë do të bëhesh kryetar i shtetit?
Jo kurrë (qesh).
A ke bërë kirurgji plastike?
Jo.

BLERAND REXHEPI

© Panorama.al

Te lidhura